Panorama Sport (Albania)

Tirana, Apolonia dhe Kinostudio, pa mëshirë ndaj rivaleve

Futboll femra/ Lumë golash në javën e katërt

-

Dje u zhvilluan 4 takime të vlefshme për javën e katërt të kampionati­t kombëtar në futbollin e femrave. Në këto sfida nuk pati asnjë surprizë, ku ekipet që shikoheshi­n si favorite si Tirana, Kinostudio, Apolonia dhe AAS, nuk gabuan duke marrë respektivi­sht fitore ndaj kundërshta­rëve të tyre. Ndërkohë, edhe në këtë javë nuk munguan fitoret me goleada dhe me rezultate 2-shifrore. Ndeshjet e sotme, VllazniaJu­ban Danja dhe Bilishti-Termi do të mbyllin javën e katërt.

Tirana - Teuta 9-0.

Tirana nuk fal as në këtë javë dhe arrin të marrë një tjetër fitore me goleadë, ndaj Teutës. Vajzat bardheblu dominuan në çdo aspekt, duke regjistrua­r fitoren e katërt në kampionat. Begallo me një tripletë, Mici me një dopietë dhe Koldashi, Lamo e Selja ishin autoret e golave për Tiranën.

Kinostudio - Dajti 7-1. Kinostudio triumfoi në derbin e kryeqyteti­t ndaj Dajtit dhe vijon ecurinë pozitive në kampionat me pikë të plota. 2 gola nga Lulaj dhe nga 1 gol i shënuar nga Lufo, Hazisllari, Muça, Jova dhe Vishkulli i dhanë suksesin Kinostudio­s. Ndërsa për Dajtin, golin e nderit e realizoi Kuka. Apolonia - Pogradeci 13-0. Fieraket e futbollit femëror kanë shpartallu­ar 13- 0 vajzat e Pogradecit, në një ndeshje ku rezultati mund të ishte shumë më i thellë. Pjesën e parë Apolonia është treguar paksa e kursyer, duke shënuar vetëm 3 gola, ndërsa pjesën e dytë shpërthejn­ë me 9 finalizime të tjera. Vlen për t'u përmendur "pokeri" i Levenajt dhe "manita" për Kejsi Goron, kryeshënue­sen e kësaj skuadre.

Maliqi - AAS 0-3.

Skuadra shkodrane AAS mori një fitore të bukur në transfertë nda Maliqit. Sufaj në të 15-ën i hapi rrugë suksesit të ekipit mik. Ndërkohë që Tukaj, me një dopietë në pjesën e dytë, vulosi fitoren e AAS.

A.Dushku/B.Rama/I.Merolli GOLAT: Lufo 7', Lulaj 14' 28', Xhebrahimi 16', Muça 32', Jova 76', Vishkulli 80' / Kuka 22'

KINOSTUDIO: Noka, Kasa, Hoda, Baftija, Jova, Muça, Rizallari (Gjoni 60'), Muça, Lulaj, Xhindole, Lufo (Çanga 24'), Xhebrahimi (Nela 20'). Trajner: G.Xhebrahimi.

Dajti: Fera, Gjoni, Rexhepi, Çikollari (Sula 65'), Koromani, Molla, Xhaferri (Shehaj 68'), Kuka, Kaca (Braho 57'), Xhabafti. Trajner: K.Gjonpalaj. GJYQTARË: A. Gjeçi, E. Kume, A. Balliçi, K. Gega (Tiranë) DELEGATE: Evja Kumrija (Tiranë)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania