Panorama Sport (Albania)

Spaleti ndez sfidën: Tani radhën e ka Barça

“Galja u mërzit për Lacion, tregoi se është profesioni­st”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

nteri fiton dhe bind, duke shkuar paralel isht me entuziazmi­n e jashtëzako­nshëm të tifozëve që kishin mbushur sërish shkallët e stadiumit “San Siro” dhe ëndërrojnë çdo ditë një ekip akoma më të madh. Luçiano Spaleti shijon momentin, fitoren me Xhenoan në prag të ndeshjes së të martës me Barcelonën. “Të rikonfirmo­hesh në nivele të larta është gjithmonë e vështirë, duhet të jemi gjithmonë të përulur dhe të futemi menjëherë në ndeshje. Bëmë një sfidë të shkëlqyer dhe u sollëm si ekip i madh duke punuar si një bllok i vetëm në të dyja fazat e lojës. Dhe ajo që më jep më shumë kënaqësi është fakti që shoh 70 mijë tifozë që edhe sot (dje) ishin aty duke na duartrokit­ur për paraqitjen që bëmë. Ata në fakt janë gjithmonë aty, ashtu si vitin e kaluar. Është bukur të shohësh që ata miratojnë performanc­at tona”, tha fillimisht trajneri zikaltër.

Të gjithë gati- Edhe pa Ikardin, Interi shënon shumë gola, aq sa nuk priteshin: dopieta Galjardini­t dhe goli i Zhoao Marios tregojnë se skuadra është më shumë se kurrë në duart e trajnerit. “Roberto u ndie keq pasi nuk luajti me Lacion, por performanc­a e tij tregon seriozitet­in, me të cilin ka punuar dhe profesiona­lizmin e këtij djali në çdo stërvitje. Ashtu siç bëjnë të gjithë lojtarët që kemi. E njëjta gjë vlen edhe për Zhoao Marion, i cili ka bërë një tjetër ndeshje të mirë, pas asaj me Lacion. Mund të jetë shumë i rëndësishë­m për ne. Edhe Dalbert bëri një paraqitje të shkëlqyer, pasi nuk ka ankth dhe frikë. Ajo e detyron shpeshherë që të gabojë edhe gjërat që ai di t’i bëjë me symbyllur. Tani jemi një skuadër e vërtetë”, theksoi numri një i zikaltërve.

Radha e Barçës- Tani për Interin vjen “provimi” Barcelona, një ndeshje që mund të tregojë realisht nëse zikaltrit janë gati për të bërë hapin e madh edhe në Europë. Spaleti është i karikuar për mbrëmjen e madhe në “San Siro”. “Jemi të kënaqur që do të luajmë të martën me Barcelonën, sepse mendoj se kemi mësuar shumë nga sfida e parë. Kualiteti dhe eksperienc­a e tyre vendosën ndeshjen. Sot (dje) provuam që të bënim pak a shumë atë që Barcelona bëri ndaj nesh, duke shfrytëzua­r hapësirat që na linin. Por jemi gati për të bërë një ndeshje të madhe”, përfundoi Luçiano Spaleti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania