Panorama Sport (Albania)

NOTAT INTER

-

HANDANOVIÇ 6- Një pakujdesi për pak nuk i kushton shtrenjtë në momentin kur De Vraj i kthen topin. Për pjesën tjetër, relaks total. D’AMBROZIO 6- Shtyn shumë pak në sulm, por mbrapa është i vëmendshëm. E mbron mirë krahun pa vuajtur kurrë.

DE VRAJ 7- Vetëm një gabim në të gjithë ndeshjen. I zoti për të lexuar kundërshta­rët dhe për të bërë lëvizjet mbrojtëse. Shpërdoron një gol. Mbrojtës i madh. SHKRINJAR 7- Perfekt. Mbron në mënyrë spektakola­re sulmuesin e Xhenoas Kuame, si të ishte një prind që nxjerr për shëtitje fëmijën. Tjetër mbrojtës kalibri. DALBERT 6,5- Nuk rrezikon asgjë, madje provon që të jetë i dukshëm edhe në sulm. Ndeshje në lartësinë e duhur.

BROZOVIÇ 7- Në organizimi­n e lojës është i pakrahasue­shëm. Luan me prekjen e parë, nis aksione, vertikaliz­on. Tifozët i rezervojnë me të drejtë një duartrokit­je të gjatë në momentin e zëvendësim­it. (Nga 86’ Naingolan 6,5- Pak minuta mjaftojnë për një gol). GALJARDINI 7,5- Gjen golin që i kishte munguar nga marsi i vitit 2017, pastaj firmos dopietën e parë në Serinë A. Vendimtar, luftarak, i vendosur. Ndeshje e mirë, jo vetëm për 2 golat. POLITANO 7- Brilant, i shpejtë, konkret. Një nga më të mirët e Interit. E nis mjaft mirë, gjen golin dhe krijon raste. Largohet pasi ndeshja ishte 3-0 për të fituar energjitë për Barcelonën. (Nga 58’ Keita 6,5- Futet mirë në ndeshje, merret vesh mirë me Zhoao Marion).

ZHOAO MARIO 7,5- Shikojeni mirë, sepse po rritet dhe po gjen besimin. Protagonis­t në dy golat e parë të Interit, i vendosur mes mesfushës dhe sulmit. Pastaj një gol dhe tjetër asist në fund. PERISIÇ 6- Kroson shpesh dhe i afrohet golit. Nuk është ai që njohim, por sigurisht që nuk zhgënjen. (Nga 80’ Valero- Pa notë). LAUTARO MARTINEZ 6,5- Jep shpirtin në fushë dhe lufton për çdo top. Ndonjëherë gabon, por përgjigjet prezent kur duhet. TRAJNERI SPALETI 7,5Skuadra luan mirë, argëtohet dhe nuk rrezikon kurrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania