Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6.5 – Mund të ishte më reaktiv te goli i Pedros, edhe pse lëvizja e braziliani­t ishte perfekte. Gjithsesi, nëse Kaljari nuk gjeti avantazhin te 1-1 apo barazimin pas 2-1 ishte edhe meritë e tij. KANSELO 6.5 – Të njëjtat udhëtime vajtje-ardhje në korsinë e djathtë, por dje u pa disi në vështirësi në fazën mbrojtëse. BONUÇI 6.5 – Në pjesën e dy ishte perfekt në mbylljen e linjave të pasimit të sardëve. BENATIA 6.5 – Lëvizjen dhe vënia e trupit në goditjen e Pavoletit pesë minuta nga fundi, nga 7 metra distancë, shpëtoi ndeshjen. Hero!

DE SHILJO 6 – Impenjohet shumë në mbrojtje, përdor shpesh edhe fizikun, por pasaktësia kur i kërkohet të krosojë mbetet. BENTANKUR 6.5 – Rritja vazhdon. Sheh Dibalën për golin e parë dhe është i kudondodhu­r në fushë, me pasime precize dhe rikuperime.

PJANIÇ 6 – Vuan shumë presionin, nuk ishte mbrëmja e tij, por menaxhoi ndeshjen. Në të 70-ën Sandro (nota 6), i cili hyn menjëherë në ndeshje, por gabon shumë pasime.

MATUIDI 6 – Motori i mesfushës, i palodhur dhe i pazëvendës­ueshëm. Në të 83-ën (futet Barzalji pa notë) del shumë i lodhur dhe i kontraktua­r. Te Juvja nuk duan ta humbin.

KOSTA 6 – I mungon vazhdimësi­a, por kur ai prek topin, është gjithmonë i rrezikshëm. Në të 46ën Kuadrado (nota 6.5), me kolumbiani­n që shfrytëzon më mirë thellësinë në korsitë anësore, por mbi të gjitha vulos edhe ndeshjen me golin e 3-1.

RONALDO 6.5 – I pafat te shtylla, por në pjesën e dytë lë sërish vulën e tij në golin e Kuadrados, me asistin e pestë sezonal. DIBALA 6.5 – Shënon një gol fantastik, kërkon edhe të dytin, por në pjesën e dytë bie disi fizikisht, edhe pse në këtë moment ai është i pazëvendës­ueshëm. TRAJNERI ALEGRI 6 – Skuadra e tij mbetet fituese dhe efikase. Por defekti që vazhdon e përgjumet pas avantazhit ekziston ende.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania