Panorama Sport (Albania)

Alegri: Mbrojtja fut ujë, Dibala e Ronaldo fantastikë

-

Masimilian­o Alegrin e kënaq fitorja, por jo shumë paraqitja e bërë në “Allianz Stadium”, mbi të gjitha mbrojtja, e cila vazhdon të pësojë. Kundër Kaljarit, Juventusi pësoi golin e tetë në 11 ndeshje të Serisë A dhe kjo është diçka që e shqetëson jo pak trajnerin bardhezi. “Kurrsesi nuk prisja që të bënim 31 pikë nga 33 të mundshmet në këtë fazë të kampionati­t, por gjithashtu nuk prisja që të pësonim kaq shumë gola dhe ky është një defekt që duhet zgjidhur sa më shpejt. Kaljari, që ka cilësi të shkëlqyera në sulm, na rrezikoi që të barazonte ndeshjen në minutat e fundit, prandaj kjo lëkundje e mbrojtjes duhet punuar me më shumë kujdes nga të gjithë ne në ditët në vazhdim. Me mbrojtjen që pëson shumë nuk kanë faj vetëm mbrojtja, por e gjithë skuadra, sepse po pësojmë shumë krosime nga krahët dhe nga këtu duhet të nisin punën. Edhe mesfushorë­t nuk ishin shpesh në pozicionet që unë doja, por të gjitha

këto do t’i diskutojmë dhe tani bëjmë mirë që të mendojmë për ndeshjen e radhës, me Mançester Junajtid, në Ligën e Kampioneve, - nënvizon Alegri, që më pas ndalet tek individët. – Dibala? Kur është në formë, di të bëjë gjëra të mëdha. Kosta jashtë? Pati një shtrëngim muskulor.

Edhe Pjaniç ishte i lodhur, ashtu sikurse Matuidi. Këta janë lojtarë që kanë pushuar pak, por nuk mund të bëj pa ta, derisa të rikuperojm­ë Khedirën. Bentankur deciziv? Nuk është një surprizë për mua, madje gjithmonë ia kam thënë se sivjet më shumë se kurrë është një lojtar tepër

i rëndësishë­m për Juventusin. Ronaldo nuk shënoi? Kristiano ishte fenomenal... Sërish fantastik... Goditi shtyllën, por punoi shumë, u sakrifikua dhe pastaj ai shërbim në fund për Kuadradon... Ashtu duhet ta shërbejnë edhe shokët atë”, përfundoi trajneri 51-vjeçar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania