Panorama Sport (Albania)

Gatuzo, në tension para Udinezes

Rino paralajmër­on: Skuadra m’u duk e qullët, pretendoj agresivite­t kundër bardhezinj­ve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

ajmi i grumbullim it të Rikardo Mon tolivos me skuadrën mbërrin përpara Xhenaro Gatuzos në konferencë­n për shtyp. Herë e parë sezonale për ishkapiten­in, por sapo merr fjalën, trajneri i Milanit nxiton të saktësojë: “Mbi Rikardon është folur shumë, por pjesa më e madhe e thashethem­eve nuk është e vërtetë. Ai nuk ka qenë kurrë i përjashtua­r nga organika, sepse është e faktuar që gjithmonë është stërvitur me shokët e ekipit. Zgjedhjet i bëj unë dhe mes nesh nuk ka pasur asnjëherë probleme. Nëse një futbollist stërvitet siç e udhëzoj unë, atëherë derën e ka të hapur. Diskutimi vlen edhe për Bertolaçin, të cilin e detyrova unë të qëndronte në verë. Ndoshta nuk i kam dhënë shumë hapësirë, por është i besueshëm. Impenjohet shumë dhe e di se mund të mbështetem tek ai”.

DREJT UDINES — Sot në ora 20:30, “Djalli” do të zbresë në “Dacia Arena” kundër Udinezes. Sa i përket sfidës, tekniku 40- vjeçar deklaroi: “Mungesat e shumta nuk shërbejnë për t’u justifikua­r. Do të duhet një ndeshje e madhe kundër një ekipi agresiv. Udineze është një skuadër fizike që e sulmon mirë thellësinë, ndaj parashikoj shumë duele në topat e dytë. Mund të na vendosin në vështirësi, ndaj duhet kujdes. Kemi derdhur shumë djersë për të qenë mes katër të parave në Serinë A dhe duam të qëndrojmë në këtë lartësi. Hekuri rrihet sa është i nxehtë, ndaj të mos lëshojmë terren sepse nuk është koha për t’u kënaqur me arritjet. Në provën e sotme (djeshme) gjenerale nuk pashë shumë grintë, ndaj pretendoj ta shoh gjatë ndeshjes”.

INFERMERIA — Buletini mjekësor kuqezi është i ngjashëm me atë të një beteje, por Gatuzo nuk e dramatizon situatën, teksa shpjegoi: “Çalhanoglu ka shtrënguar dhëmbët për të qenë në fushë. Bilia e Kaldara do të na mungojnë deri në fund të vitit. Kalabria ka dhimbje kur i duhet të ndryshojë drejtim gjatë vrapit, ndërsa Bonaventur­a nuk besoj se do të jetë gati për Udinezen. Grumbullov­a edhe dy të rinj si Torrasi e Breshanini, por as ata nuk janë mirë. Lajme pozitive kam vetëm nga Konti që po riaftësohe­t, por duhet ende durim. Kur vrapon dhe kroson e bën me cilësi të lartë”.

SHPIRTI DHE MERKATO — Në shtatë ditë, Milani luan tri sfida tejet delikate, për

kampionati­n, Ligën e Europës, por sidomos psikologji­në ekipore. Gatuzo nuk duket shumë i shqetësuar, por e di mirë se rezultatet pozitive në një javë si kjo do të forconin pozitat e tij. “Shqetësimi im janë dëmtimet, por në këtë situatë po vlerësoj edhe më shumë dëshirën e djemve për t’u sakrifikua­r. Kjo tregon forcë karakteri dhe më pëlqen. Ndoshta do të na duhet të ndërhyjmë në merkato, por kompetenca­t për këtë aspekt i kanë Leonardo dhe Maldini”, përfundoi Gatuzo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania