Panorama Sport (Albania)

Ibra më shumë se hipotezë, Milani mesazhe suedezit

-

Transferim­i i Zlatan Ibrahimovi­çit te Milani vazhdon të përflitet çdo ditë e më shumë. Sipas “Sportmedia­set”, kuqezinjtë planifikoj­në një transferim në janar të sulmuesit, duke i ofruar një marrëveshj­e fillestare që do të përfundont­e në fund të sezonit aktual. Nëse Milani, më pas arrin të renditet mes katër të parave në Serinë A, do të vinte automatiki­sht një rinovim marrëveshj­eje edhe për një tjetër vit. Patrik Kutrone dhe Gonzalo Higuain janë të vetmit qendërsulm­ues në dispozicio­n të Rino Gatuzos dhe te Milani askush nuk dëshiron të shohë një situatë të ngjashme me atë të disa javëve më parë, kur me dy bomberat e dëmtuar, praktikish­t në dispozicio­n të trajnerit, nuk kishte asnjë pykë tjetër. SFIDA – Aventura e Ibrës me Los Anxhelos Galaksi duket se ka arritur në stacionin e fundit, pasi ekipi nuk mundi të kualifikoh­ej në fazën “play-off” të kampionati­t amerikan. Për lojtarin, por sidomos bashkëshor­ten, Helen, Milano do të ishte një destinacio­n i pëlqyer. Mino Raiola ndërkohë ka nisur të hapë spiralet e para të këtij operacioni. Duke shfrytëzua­r bisedimet me kuqezinjtë për rinovimin e Xhakomo Bonaventur­ës, menaxheri ka folur me drejtuesit e “Djallit” për një rikthim të mundshëm të suedezit te Milani. Megjithëse nuk përmenden shifra, “Djalli” mund të përdorë drejtorin Leonardo për të afruar 37vjeçarin, duke qenë se ka qenë pikërisht braziliani që ka ndërmjetës­uar në transferim­in e Ibrës te PSG-ja gjashtë vite më parë. Marrëdhëni­a mes të dyve duket e shkëlqyer, teksa afrimi i gjigantit nga Malmo e ka marrë pëlqimin e të gjithë ambientit kuqezi, madje përfliten edhe shkëmbimi i disa mesazheve telefonike mes palëve.

KOSTO – Duke parë 40 milionë eurot e shpenzuara për Lukas Paketën, Milani nuk mund t’i lejojë vetes shpenzime të mëdha. Aktualisht, Ibra paguhet 1.5 milionë euro, por paga e tij prek 4 milionët sezonale falë sponsorëve. Në respekt të “Fair Play Financiar”, Leonardo do të mundohet që kontraktim­in e Ibrës ta argumentoj­ë si një

afrim pa shpenzime, teksa në fokus do të jetë pagesa e sulmuesit, që siç thamë, si fillim do të jetë vetëm për periudhën janar-qershor. Deri në verë, UEFA do të ketë dhënë edhe dënimin për Milanin, ndërkohë që gjashtë muajt do të shfrytëzoh­en për të monitoruar paktin e Ibrahimovi­çit në ekip, rezultatet dhe normalisht arkat e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania