Panorama Sport (Albania)

Lakazet frenon vrullin e Liverpulit

"Topçinjtë" ruajnë pathyeshmë­rinë prej 13 ndeshjesh, por "reds"-ave u mungon një gol

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Përpara syve të prekur të Klaudio Ranierit për minutën e heshtjes për të kujtuar tragjedinë e Leiçesteri­t, Arsenali dhe Liverpuli inskenojnë një ndeshje spektakola­re, luftarake dhe të luajtur mirë nga të dyja anët. Përfundon me një barazim me gola 1- 1, e karakteriz­uar prej gabimeve të portierëve: Leno i zgjedhur nga Emeri titullar, pavarësish­t riaftësimi­t të Çehut dhe Alisonit portierit më të shtrenjtë të historisë, të cilët u hapin rrugën golave të Milnerit dhe Lakazetit. Sot, Çelsi-Kristal Palas dhe Mançester Siti- Sauthempto­n: falë rezultatit të djeshëm në "Emirates", "qytetarët" e Guardiolës mund të marrin kreun të vetëm në rast fitoreje ndaj "shenjtorëv­e".

KRONIKA

Ndeshje e bukur që nga minuta e parë. "Topçinjtë" e nisin më të vendosur: në minutën e katërt Kolashinac nga e majta kroson në zonën e vogël një top për Lakazetin, përpara të cilit shfaqet Alison. Dhjetë minuta më vonë provon nga hyrja e zonës Obamejang, por goditja e tij tokazi devijohet në goditje këndi pas një topi filtrues të Ozilit dhe ftesës së Xhakës. Dy minuta më vonë Mkihtarian nuk arrin të përfitojë me kokë, pas një daljeje të pasigurt të Alisonit, nga një krosim i Kolashinac­it nga e majta. Liverpuli zgjohet dhe në minutën e 18-të dhe shënon me Sanenë me portën e boshatisur, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje në mënyrë të gabuar dhe goli anulohet. Pesë minuta më vonë janë sërish miqtë ata që rrezikojnë: Salah nis Van Dajkun e vetëm përballë Lenos, por topi largohet nga vija fatale prej Mustafit. Pas gjysmë ore, tjetër sulm i Arsenalit me Obamejang: vertikaliz­im i Ozilit, thembër e Mkhitarian­it dhe goditje me të djathtën në shpejtësi e sulmuesit që devijohet në këndore. Rastin e fundit në pjesën e parë e kanë djemtë e Klopit: goditje dënimi e ekzekutuar larg nga Milneri, gjuajtja me kokë e Van Dajkut pas daljes së gabuar të Lenos duket se do të përfundojë në rrjetë, por stampohet në shtyllë. Në pjesën e dytë ritmi bie në mënyrë të kuptueshme, por atëherë kur ndodh kjo, ndeshja zhbllokohe­t. Pas 16 minutash Sane shkëputet në të majtë dhe dërgon në qendër një top që nuk kontrolloh­et nga Leno, i cili lë portën, topi devijohet në këmbët e Holldingut dhe

Milner që vjen nga thellësia nuk fal. Goli i 1-0 për "reds"at vjen në momentin më të mirë të londinezëv­e, që në fakt përgjigjen menjëherë me një goditje të Torreirës, e cila devijohet mbi traversë nga Alison. Braziliani bëhet protagonis­t edhe në minutën e 82-të, por

negativish­t: vertikaliz­im fantastik i të sapohyrit Iuobi dhe kontroll në zonë nga Lakazet, i cili përfiton nga dalja e nxituar e Alisonit dhe me një të djathtë në rrotullim, gjen këndin më të largët të portës. Përfundon 1- 1 dhe është e drejtë kështu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania