Panorama Sport (Albania)

Rashford përmbys në fund, Murinjo: Duhet të humbnim 6-2

Trajneri: Unë jam trajneri më me fat i Premier Ligës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tri pikë me shumë vuajtje. Mançester Junajtid fiton me përmbysje në Bornmëth dhe arrin në kuotën e 20 pikëve skuadrën e Edi Haut. Në mungesë të Lukakut është Marsial, me golin e pestë në 4 ndeshjet e fundit me "djajtë e kuq". Sulmuesi francez firmosi golin e barazimit në 35', pas një nisje me marsh të pestë të vendësve që kaluan në avantazh në 11' me Uillsonin pas krosimit të Stanislas. Tridhjetë minutat e para skuadra e Edi Haut është me të vërtetë spektakola­re. Por, Junajtid transformo­het në pjesën e dytë, ku luhet vetëm me një portë. Begoviç shpëton ndaj Shout, pastaj Mou vendos të nisë xhiron e ndërrimeve dhe me aktivizimi­n e Herrera-Rashford, miqtë ndërrojnë marsh. Një top i Herreras kalon fare pranë shtyllës, pastaj në 64' aksioni i denjë për film: Jang godet traversën me një goditje dënimi, Rashford bllokohet nga Ake dhe në prekjen pasardhëse të Pogbasë, Bruks spastron mbi vijën fatale. Junajtid këmbëngul: Herrera edhe njëherë tjetër është një hap larg 2- 1. Shpërthimi i Bruks gjen De Gean gati nga ana tjetër. Por, Begoviç dorëzohet në 92', përballë Rashfordit, në një aksion që gatuhet nga këmbët e Pogbasë. Tani Murinjon e pret një javë zjarri: fillimisht transferta në Champions kundër Juves të mërkurën dhe të dielën e 11 nëntorit derbi kundër

Mançester Sitit në "Etihad".

MURINJO - Portugezi pranoi pas ndeshjes se skuadra e tij është me të vërtetë me fat, sepse mund të ishte duke humbur 6-2 në pjesën e parë, ku skuadra vendëse i vuri në vështirësi të mëdha dhe krijoi raste pafund: "U thashë lojtarëve në

pjesën e parë se jam trajneri më me fat në Premier Ligë. Në pushim duhet të kishim qenë pesë apo 6-2 për ata. Ishim të tmerrshëm në mbrojtje. Nuk ushtruam presing si skuadër. Njerëzit që panë këtë ndeshje, nuk do ta besojnë se sa shumë kemi punuar këtë

javë. Pjesa e parë ishte e tmerrshme. Pjesa e dytë? Ishte shumë më e mirë. Krijuam shumë raste dhe merituam të shënonim përpara minutës së 92-të. Në pjesën e parë u thashë lojtarëve se ishte e pamundur që të luanim më keq se aq, kështu që në të dytën do

të ishim pa dyshim më mirë". I pyetur për arsyet e një nisjeje kaq të dobët, 55-vjeçari tha: "Nuk e di përse e nisëm aq ngadalë. Trajnerët më thanë se bëmë nxehmjen më të mirë të sezonit. Mendoj se disa gabime krijojnë paqëndrues­hmëri. E adhuroj këngën 'sulmo, sulmo, sulmo', por duhet të kesh ekuilibër kur humbet topin. Jam i kënaqur me atë që solli Ander Herrera në fushë. Mendova se kishim nevojë për të në fushë, që të na jepte më shumë ekuilibër dhe ta rikuperoni­m topin më shpejt. Jam i kënaqur nga ky ndërrim. Na përmirësoi shumë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania