Panorama Sport (Albania)

Niko Kovaç: I falëm një pikë kundërshta­rit

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka qenë shumë i zhgënjyer pas barazimit në shtëpi ndaj Fraiburgut. Kroati nuk e ka kapërdirë siç duhet golin në fundin e ndeshjes të shënuar nga skuadra mike. "E nisëm shumë mirë ndeshjen, duke pasur një zotërim të mirë të topit dhe loja ishte gjithmonë nën kontrollin tonë. U munduam të krijonim aksionet duke u nisur nga krahët,por hasëm vështirësi në momentet kur kundërshta­ri u mbrojt me shumë lojtarë në gjysmëfush­ën e tij", u shpreh Kovaç. "Pastaj tentuam të sulmonim nga qendra, por edhe aty nuk ishte e lehtë. Duhet të kishim kaluar më parë në avantazh dhe me rastin e Levandovsk­it do të kishte qenë shumë herë më e lehtë për ne. Më pas arritëm të kalonim në avantazh me meritë, por kundërshta­ri mori zemër dhe filloi të na sulmonte. Këtë nuk duhet t'ia kishim lejuar vetes. Jemi Bajerni dhe duhet të kishim shënuar golin e dytë. U kthyem prapa dhe i dhuruam kundërshta­rit një pikë. Ata na ndëshkuan në momentin e parë që iu afruan portës së Nojerit. Jam shumë i zhgënjyer pasi në tabelën e klasifikim­it na mungojnë 4 pikë. Kjo ndeshje më ngjau njësoj si ajo ndaj Augsburgut, ku humbëm shumë raste për shënim dhe në fund nuk shkuam më shumë se një barazim 1-1. Por kështu e ka futbolli, duhet të shohim përpara dhe të mundohemi të korrigjojm­ë gabimet që bëmë në këtë takim", përfundoi Kovaç pas ndeshjes. Ndeshja e radhës për Bajernin do të jetë ajo ndaj Borusias së Dortmundit në "Signal Iduna Park" javën e ardhshme. Trajneri Kovaç do të ketë një detyrë të vështirë përballë skuadrës së Favresë, e cila renditet në vendin e parë më katër pikë më shumë se bavarezët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania