Panorama Sport (Albania)

Dortmundi fluturon, Favre: Me Bajernin vendosen shumë gjëra

Verdhezinj­të presin sfidën direkte të javës së ardhshme me +4 pikë

-

Borusias i ka mjaftuar goli i Marko Rojs në minutën e 27- të për të marrë tri pikë të rëndësishm­e ndaj Volfsburgu­t në transfertë. Skuadra e Favres nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë, por gjithsesi ka bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtje duke ruajtur këtë fitore që e shkëput edhe dy pikë të tjera nga Bajerni i Mynihut, që tani e sheh veten në katër pikë më pak, pasi Borusia ndodhet në krye me 24. Kujtojmë që sfida direkte midis tyre do të luhet më datë 10 nëntor në "Signal Iduna Park" të Dortmundit, ku pritet të jetë një atmosferë shumë e nxehtë, duke parë edhe rivaliteti­n midis dy skuadrave. Ishte Bajerni ai që përfitoi nga

hapi fals i verdhezinj­ve një javë më parë, ku skuadra e Favres nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi përball Hertës së Berlinit e cila barazoi shifrat në minutat e fundit me anë të një 11- metërshti. Por, kjo javë i buzëqeshi Borusias, e cila do të shkojë e qetë në ndeshjen e

ardhshme përballë kampionëve të Gjermanisë, ku në rast të ndonjë rezultati jo të mirë, do të vënë në pikëpyetje të madhe kampionati­n, të cilin e fituan bindshëm në sezonin e kaluar, kur në stol drejtohesh­in nga Jup Hejnkes.

FAVRE - Trajneri i verdhezinj­ve ishte shumë i kënaqur me fitoren e arritur përballë skuadrës së Volfsburgu­t në transfertë. Për Favren ndeshja e ardhshme ndaj Bajernit do të jetë shumë e rëndësishm­e. "Jam shumë i kënaqur me lojën e skuadrës, luajtëm 120 minuta në mesjavë dhe normalisht ndiejmë pak lodhje në këmbët tona. Ndeshja e ardhshme do të vendosë shumë, edhe pse jemi vetëm në javët e para të një sezoni shumë të gjatë. Sot (dje) Volfsburgu na i bëri shumë të vështirë lojën. Në pjesën e dytë kishim më shumë kontroll të topit dhe arritëm të administro­nin shumë mirë avantazhin", u shpreh Favre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania