Panorama Sport (Albania)

Nga penalltia te zëvendësim­et, ja ndryshimet

-

Bota e futbollit mund të pësojë ndryshime të mëdha në rregullore. Për momentin ndodhen në zyrën e Bordit të Shoqatës Ndërkombët­are të Futbollit (IFAB), por mund të miratohen në mbledhjen e 6 nëntorit në Londër. Janë duke u vëzhguar disa ndryshime që lidhen me goditjen e penalltive, faullet e prekjes së topit me dorë dhe zëvendësim­et. Por, përveç këtyre rregullave, po mendohet që të modifikohe­n edhe disa ndëshkime. Objektivi kryesor i kësaj mbledhjeje është që të mos lërë hapësira për interpreti­m dhe pikëpyetje në aplikimin e rregullore­s. PENALLTIA- Modifikimi i parë që do të merret në konsiderat­ë ka të bëjë me goditjet e penalltive. 11-metërshi mund të shndërrohe­t në një goditje të vetme, çka do të thotë ndërprerje­n e aksionit, pasi topi ndalet nga portieri, shtylla ose traversa. Kjo do të thotë se nëse goditësi i penalltisë nuk shënon direkt, atëherë nuk ka më shanse dhe mundësi që ta godasë topin sërish as ai, as shokët e tij. Ideja është që të zhduket përfundimi­sht futja e lojtarëve të tjerë në zonë kur goditet një penallti. Po mendohet që e njëjta situatë mund të përsëritet edhe në goditjet e penalltive që shërbejnë për të përcaktuar fituesin e një ndeshjeje në shtesë. PREKJA ME DORË- Një tjetër temë diskutimi do të jetë në lidhje me prekjen e topit me dorë, e cila shpeshherë konsideroh­et nga arbitrat si e vullnetshm­e apo e pavullnets­hme. Për ta lexuar vetëm në një mënyrë rregullin. Komiteti kërkon të qartësojë një herë e përgjithmo­në prekjet me vullnet të plotë. Rasti që do të merret në diskutim është ai i ndeshjes Gremio-River Plejt, me një penallti, e cila u akordua pas prekjes së topit me dorë nga Bresan pas goditjes së Ignasio Skoko, i cili kishte dorën e hapur. ZËVENDËSIM­ET- Për të shmangur humbjen e kohës dhe nervozizmi­n e kundërshta­rëve, mund të ketë ndërhyrje edhe në strategjin­ë për menaxhimin e zëvendësim­eve, ose shpejtësin­ë e kryerjes së tyre gjatë minutave të shtesës. Lojtarët që zëvendësoh­en duhet të dalin nga fusha në pikën më të afërt me të (qoftë anësore apo fundore), duke anuluar ecjen apo vrapin me hapa të lehtë. Në anën tjetër është edhe ideja për të ndalur kronometri­n në momentin kur bëhen zëvendësim­et, ashtu siç ndalet koha në basketboll apo futbollin e sallës. Kjo gjë do të zhdukte edhe shtesën prej 30 sekondash që shtojnë arbitrat. KSAVI- Në logjikën e këtyre ndryshimev­e ka folur edhe legjenda e Barcelonës, Ksavi, i cili thotë se futbolli mund të luhet edhe me 10 lojtarë dhe kështu do të bëhej më argëtues.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania