Panorama Sport (Albania)

Skandal me Laçi-Skënderbeu, Idrizi: FSHF po prish garën

Administra­tori i Flamurtari­t: Çudi e madhe, favorizohe­n hapur rivalët. Të dielën njerëzit shkojnë në kishë, këta bëjnë vepra të djallit...

- ADELA MERKO

Laçi-Skënderbeu shty het për një afat të pa përcaktuar. Në mungesë të fushës, FSHF-ja ka menduar që ta zhvillojë ndeshjen mes këtyre dy skuadrave në një tjetër datë. Me kurbinasit që e kanë fushën me probleme dhe kur dihet që në Elbasan e Shkodër nuk luajnë dot (pasi po ripërtërih­et bari për efekt të Kombëtares), apo edhe kur stadiumi i Teutës është gjithashtu në restaurim, federata ka menduar që ta shtyjë. Deri këtu, duket sikur këto situata e shfajësojn­ë FSHF-në. Por, ky rast nuk është kaq i thjeshtë sa duket, ndaj edhe po radhisim disa shkaqe që prishin jo pak balancat.

1) U bë e disata herë që federata ndeshet me të tilla situata dhe për vendimet e veta të gabuara. Ka qenë pikërisht ajo, që i ka licencuar këto stadiume para se të niste sezoni 20182019. Dhe kur i ka kaluar në “klasë” këto fusha, nuk ka pyetur aspak për interesin publik dhe atë të tifozëve. Rezultati është i thjeshtë: 14 ndeshje në 11 javët e luajtura deri më tani, janë zhvilluar në fusha asnjanëse.

2) Me këtë veprim, FSHF-ja po cenon hapur garën. Duke përjashtua­r Laçin dhe Skënderbeu­n, 8 ekipet e tjera

janë të kushtëzuar­a që në harkun e 8 ditëve të luajnë jo pak, por tre ndeshje (veç të shtunës së kaluar, do zbresin në fushë në mesjavë dhe të dielën). Me Laçin dhe Skënderbeu­n që do luajnë vetëm në fundjavë, të vetmet që do “paguajnë” janë Partizani me Flamurtari­n, që do të ndeshen me dy kundërshta­rë

shumë herë më të freskët se ata. Dhe këtu nuk po prekim as kalkulimet që mund të bëhen me kartonët për ndeshjet në vazhdimësi.

3) Mungesa e fushës mund të jetë justifikim, por kurrsesi nuk qëndron si argument dhe as nuk është bindës. Nuk mund të thuash “nuk ka stadium”, kur zgjidhjen mund ta

gjesh fare thjesht. Mjafton të kujtojmë që në mesjavë nuk luan Kategoria e Parë, ndaj impiantet janë të gjitha të lira. Dhe në këtë ligë, ka stadiume që mund të presin fare mirë Laçi-Skënderbeu dhe java e 12të të mbyllet deri të mërkurën. Për aq kohë sa FSHF-ja vendos që të luhet në një stadium në kushte të mjerueshme si ai i Fushë- Krujës (“Redi Maloku”), për aq kohë sa TeutaTiran­a u degdis në Shijak (“Tofik Jashari), për aq kohë sa vazhdon të luhet në “Reshit Rusi” që as stadium nuk mund të quhet, fare mirë mund ta gjejnë zgjidhjen në Lushnjë, Kavajë, Ballsh, Fier ose edhe Peqin ( ku dy vite më parë Luftëtari luajti me Tiranën).

Pra, nuk mungon mundësia që “qeveria” e futbollit ta zhvillojë edhe këtë ndeshje ashtu si 4 të tjerat, duke evituar jo vetëm cenimin e garës, por edhe të shmangë hijet e dyshimit apo paragjykim­it. Ndoshta nuk do të ndodhë asgjë edhe nëse kjo ndeshje luhet pas një muaji apo dy muajsh, por kjo nuk u heq të drejtën skuadrave të tjera që të futen në siklet. Pastaj, rrjedhimis­ht lindin pyetjet: pse pikërisht Laçi me Skënderbeu­n, që hera-herës në të kaluarën janë përfolur edhe si aleate në situata të ndryshme? Pse duhet t’u japësh shkas të tjerëve që të paragjykoj­në garën me këtë lloj manovre, kur i ke mundësitë për t’i dhënë zgjidhje? Alternativ­ë ndoshta nuk është që të për të evituar një shkelje, të bësh një tjetër. Por, në të shkuarën nuk është se nuk ka ndodhur që klubet të bëjnë “pakte” për t’i luajtur ndeshjet në stadiumin e tjetrit dhe në fazën tjetër të kthehet “borxhi”.

 ??  ?? Skënderbeu-Laçi 1-1, çast nga ndeshja e luajtur pa tifozë gjatë fazës së parë
Skënderbeu-Laçi 1-1, çast nga ndeshja e luajtur pa tifozë gjatë fazës së parë
 ??  ?? Faksimile e sajtit të FSHF-së ku njoftohet kalendari për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Për 4 ndeshje programi është më se i qartë, ndërsa Laçi-Skënderbeu është shtyrë.
Faksimile e sajtit të FSHF-së ku njoftohet kalendari për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Për 4 ndeshje programi është më se i qartë, ndërsa Laçi-Skënderbeu është shtyrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania