Panorama Sport (Albania)

Juvja në alarm përpara Junajtid, ka 7 të dëmtuar

Pas duelit me Kaljarin u ndalën edhe Kosta e Matuidi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Vetëm 48 orë përpara ndeshjes me Mançester Junajtid, Masimilian­o Alegri vë duart në kokë teksa sheh infermieri­në e tejmbushur. Të mërkurën në mbrëmje, me një fitore, Juventusi do të mund të siguronte matematiki­sht kualifikim­in dhe vendin e parë në grupin e Ligës së Kampioneve, por dueli me “Djajtë e kuq” vështirëso­het nga dëmtimet që vazhdojnë të shtohen te bardhezinj­të. Pas ndeshjes me Kaljarin, të dëmtuarve të hershëm u janë shtuar edhe mesfushorë­t Duglas Kosta dhe Blez Matuidi, dy “piketa” shumë të rëndësishm­e për formacioni­n kampion Italie, të cilët do të vlerësohen së bashku me pesë lojtarë të tjerë, që janë të parkuar në “garazhin” e stafit mjekësor prej disa ditësh dhe me listën që shkon në 7 lojtarë në rrezik për duelin e “Allianz Stadiumit”.

Infermieri­a plot - Kosta, i rikthyer titullar pas më shumë se një muaji, braktisi ndeshjen ndaj Kaljarit pas 45 minutave të para, si rrjedhojë e një ngurtësimi muskulor, ndërsa Matuidi vuan një hematomë në ije, e cila shqetëson jo pak. Dhe ndoshta, pikërisht francezi është ai që i hap më shumë probleme trajnerit Alegri, duke parë se në mesfushë forcat i ka me “pikatore”. Kjo për faktin se Khedira është ende jashtë forme, edhe pse po stërvitet me skuadrën, ndërsa Xhan është operuar nga një tumor në tiroide dhe do të kthehet vetëm në mesin e dhjetorit në dispozicio­n. Kjo bën që, nëse një mes Matuidit dhe Khedirës nuk operohet, atëherë Juventusi do të ketë në dispozicio­n për Mançesteri­n vetëm Pjaniç e Bentankur. Përsa i përket pjesës tjetër, Kielini dhe Bernardesk­i edhe dje janë stërvitur veçmas, pas tërheqjeve muskulore që kanë pësuar, ndërsa Manxukiç ka ende dhimbje në kavilje. Fatkeqësis­ht, të gjitha këto dëmtime nuk kanë një datë të caktuar se kur do të mund të rikuperohe­n.

 ??  ??
 ??  ?? Katrin Majorga, ish-modelja 34-vjeçare, e cila akuzon për përdhunim Kristiano Ronaldon dhe paralajmër­on për një betejë gjyqësore ndaj portugezit, është fotografua­r dje për herë të parë në publik përkrah një djali “misterioz”, pranë shtëpisë së prindërve të saj, në rrethinat e Las Vegasit.
Katrin Majorga, ish-modelja 34-vjeçare, e cila akuzon për përdhunim Kristiano Ronaldon dhe paralajmër­on për një betejë gjyqësore ndaj portugezit, është fotografua­r dje për herë të parë në publik përkrah një djali “misterioz”, pranë shtëpisë së prindërve të saj, në rrethinat e Las Vegasit.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania