Panorama Sport (Albania)

Besa ruan kreun, Lushnja në kolaps

Verdhejesh­ilët pa busull, nuk fitojnë dot prej 6 javësh

- FERIZ FERIZAJ

Besa i rimerr kreun Bylisit, pas vetëm 24 orësh. Kavajasit nuk falin në shtëpi (fitorja e 4-t sezonale, pas asaj me Apoloninë, Bylisin dhe Elbasanin), ndërsa dje kanë likuiduar edhe Lushnjën. Edhe pse në stadium të boshatisur prej dënimit të dhënë nga Disiplina, si edhe me mungesat e Mihanit e Çekiçit, verdhezinj­të kanë siguruar një trepikësh të artë falë golit të Tedi Carës, 3 minuta para fundit. Lushnjarët nga ana tjetër kanë harruar që të fitojnë, pasi zyrtarisht u bënë 6 ndeshje radhazi që nuk ia dalin.

NDESHJA - Besa e nis lojën në sulm dhe kur kishin kaluar vetëm 3 minuta, Onuh u vidhet dy qendërmbro­jtësve miq, por përballë Bejtes vonohet dhe nuk arrin që të godasë siç duhet. Dominimi vazhdon dhe aksionet sulmuese pasojnë njëri-tjetrin, e megjithatë as Thaçi, një rast ideal, nuk shënjestro­n siç duhet kuadratin. Mëllugja depërton bukur në zonë në të 23-ën, por kur duhet të godasë, preferon të pasojë dhe gabon. Do të jetë radha e Çelhakës që të vendosë në provë Bejten, por ky i fundit i bën “bllokadë”. Janë minuta të mira për Besën, por që mungon finalizimi. Do të jetë Onuh që me kokë i vetëm përballë portierit mik, godet keq në një rast perfekt. E megjithatë, rasti u ndal nga gjyqtarët për pozicion jashtë loje. Miqtë mundohen të kundërzbre­sin me anë të Sefës, por pa rrezikuar dhe ndryshuar shifrat për këtë fraksion. E dyta nis pa ndryshime në forma-

cione, por me Lushnjën që tenton të shtyjë përpara. Kavajasit, lëvizje taktike nis të japë fryte dhe nga ana e tyre, dominojnë në Krasniqi vazhdimish­t del në fundore, qarkullim topi, por gabojnë duke krosuar dhe vënë në pikërisht në pasimin e fundit. alarm mbrojtjen. Në minutën e Gentian Begeja mundohet që të 84-t do të jetë pikërisht Çelhaka, freskojë ofensivën dhe sposton që godet keq në hyrje të zonës Carën në sulmues qendre, ndërsa mbi traversë. Atë “gabim” mesfushori Krasniqin e sapofutur e vendos në krahun e djathtë. Kjo me përvojë i Besës do ta

korrigjont­e në të 87-ën, kur kroson një top prefekt për Carën, i cili fiton duelin me dy mbrojtës shtatlartë dhe me kokë shënon, duke u dhënë trepikëshi­n dhe kreun kavajasve. Minutat e mbetura dhe as shtesa e akorduar nga kryesori Blerim Ziri, nuk sjellin ndryshime në rezultat.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania