Panorama Sport (Albania)

Tirana,Tirana, 1010 “lëvizje”“lëvizje” për të kaluarkalu­ar krizënkriz­ën

Tjetër strategji me Ngonë, alili dhe tifozët duhet të reflektojn­ë

- OLSI AVDIAJ

Tirana është në vësh tirësi të mëdha dhe ky nuk është vetëm konstatimi i disa ish- trajnerëve të shquar të saj si Starova apo Muça, që i bëjnë vazhdimish­t apel të mendojë seriozisht mbijetesën. !shtë verdikti i statistika­ve që ajo ka këtë sezon. Motivet e këtij ngërçi që po shndërrohe­t në krizë, janë nga më të ndryshmet, por pa dyshim barrën e përgjegjës­isë e ka Refik Halili. Ai e drejton klubin sot. Ai zgjedh njerëzit që menaxhojnë skuadrën, ai jep OK-in për lojtarët që bëhen pjesë e këtij klubi të madh. Në një moment si ky mund të gjesh pafundësis­ht fajtorë, por ajo që i duhet Tiranës tani janë alternativ­at për të shkuar te kthesa e madhe. Gazeta "Panorama Sport", si media e vetme që ndjek në mënyrë sistematik­e zhvillimet e përditshme te Tirana, bën një analizë të detajuar, duke iu referuar situatës aktuale, faktorëve që e kanë çuar Tiranën në këtë gjendje dhe mundësive konkrete që ajo ka për të dalë nga tuneli ku është futur. Duke u përpjekur të jemi sa më të thjeshtë dhe të qartë në analizën tonë, rezulton se mundësitë janë reale për të bërë kthesën dhe për të mos notuar më në ujëra kaq të turbullta ku diskutohet sërish mbijetesa.

1) Së pari skuadra, stafi dhe drejtuesit duhet të ruajnë qetësinë. 2 anë edhe tri faza për t'u luajtur. 2 o tri ndeshje, por tri faza të kampionati­t. Mundësitë për rikuperim të pikëve janë reale, sepse Tirana ka edhe 25 ndeshje për të luajtur.

2) Nuk ka skuadrën më të dobët të Superiores. Mund të mos krahasohet në këtë moment me Skënderbeu­n, Partizanin, Flamurtari­n apo Kukësin, por nuk është inferiore ndaj Laçit, Luftëtarit, Teutës, Kamzës dhe Kastriotit. Duhet të mos falë më pikë ndaj këtyre ekipeve dhe situata natyrisht që do të ndryshojë për mirë.

3) Ka një trajner debutues, por është njeri i "familjes" dhe mbi të gjitha e njeh kampionati­n shqiptar. Nëse Mema heq dorë nga "vesi" i Ze Marias për të lënë në stol këdo që gabonte në një ndeshje, mundet që ekipi të jetë më i qetë.

4) Mema duhet t'ia bëjë të qartë skuadrës se ka perën-

duar koha kur Tirana hynte në fushë dhe duhet të fitonte me çdo kusht ndaj çdo kundërshta­ri. Tirana e sotme duhet të hyjë në fushë me idenë se nuk ia del dot mbanë, nëse nuk japin të gjithë 100 për qind. Nëse barazojnë me Kukësin, Skënderbeu­n, apo qoftë edhe me çdo ekip tjetër të Superiores, nuk është hall i madh. Mjafton që të mos humbë si fillim.

5) Stafi duhet të punojë në mënyrë të veçantë me mbrojtjen dhe sulmin. Ndoshta do të duhen minuta dhe punë ekstra me

lojtarët e këtyre reparteve. Përveçse të përmirësoj­në shënjestrë­n, atyre duhet t'u ngulisin në mendje SAKRIFIC!N. Nuk shënohen gola pa sakrificë kur skuadra është në krizë. Edhe kur ke veshur fanellën e Tiranës.... Nuk evitohen gola po nuk pate guxim dhe përqendrim të përplasesh deri në sekondat e fundit.

6) Stafi duhet të ndryshojë sjellje me Majkëll Ngo. Më shumë sesa për arsye disiplinor­e, duket se lojtarit duan t'i bëjnë dalje edhe prej pagës së lartë. Gabim i rëndë për një klub si Tirana. Së

pari, sepse po djegin një investim të tyre. Së dyti, sepse është pothuajse e pamundur të marrësh një sulmues të mirë në janar me një pagë më të ulët se 5 mijë euro ( kaq merr afërsisht anglezi tani). Po a do të ishte më mirë që Tirana të shfrytëzon­te aftësitë e qendërsulm­uesit të vetëm që kaB Po, pa dyshim që po. Sepse së pari ai do të ndihmonte ekipin të shënonte dhe së dyti do ta rifuste në treg sërish Ngonë. !shtë më mirë ta largosh një lojtar: kur ai shënon dhe ka mundësi edhe që t'i shesësh kartonin, apo kur e mban në stolB Me sa duket, nuk kanë nxënë mend me rastin Muzaka...

7) Lika, Karabeci, Daja, Hoxhallari, Kërçiku dhe Hasani, ata pra që kanë ndoshta në këtë moment ndjeshmëri më të lartë ndaj opinionit publik se disa të huaj aty, ka ardhur koha të përfshihen më shumë dhe të ndihmojnë stafin për mënyrën sesi duhen luftuar ndeshjet. 2 o t'i diktojnë Memës formacioni­n, por të japin të parët shembullin e sakrificës dhe t'i kërkojnë skuadrës t'i ndjekin me veprime konkrete dhe jo duke luajtur sipas qejfit në fragmente të caktuara.

8) Refik Halili duhet të shlyejë lojtarët nëse ka rroga të prapambetu­ra apo detyrime të tjera. Kriza e rezultatev­e kur bashkohet me mungesën e financave prodhon përçarje dhe mungesë impenjimi. Kjo vlen në çdo biznes dhe futbolli si i tillë nuk i shpëton dot këtij rregulli.

9) Të nisin punën që tani për lojtarët që duan të afrojnë në merkaton e dimrit. Duhej ta kishin nisur madje. 2 anari të ofron pak sasi dhe shumë më pak cilësi. Ndaj duhet kujdes për të sjellë të duhurit dhe për të mos prishur harmoninë në ekip.

10) Skuadra e Tiranës, stafi dhe presidenti i saj është në borxh të madh me tifozët. I zhgënjen ata vit pas viti dhe ka ardhur momenti të reflektojë për sakrificat dhe mërzitjen e madhe që u shkakton atyre sistematik­isht. Ka ardhur koha të rinisë komunikimi me ta. Mënyrat se si, kur dhe me cilët persona, kjo u përket palëve. Por, përplasja e madhe dhe e vazhdueshm­e mes tifozëve dhe presidenti­t thjesht po dëmton klubin. Natyrisht, Halili nuk mund dhe nuk duhet të komandohet apo t'u bindet verbërisht tekave të ultrasve, por nuk mundet edhe që t'u premtojë se Partizani nuk do të luajë kurrë në stadiumin e tyre dhe pas disa orësh t'i zhgënjejë. Gjithsesi, ka ardhur koha për reflektim nga të dyja palët. Sa nuk është ende shumë vonë...

2 TRAJNERË ka pasur në forcë Tirana e këtij sezoni. Ze Maria qëndroi deri javën e tetë, ndërsa Ardian Mema ka tri javë në krye të ekipit bardheblu.

 ??  ?? Formacion Formacion stabël stabël dhe dhe më më shumë besim besim te te "senatorët". "senatorët". Duhet Duhet tjetër tjetër strategji strategji me me Ngonë, Ngonë, Halili Halili dhe dhe tifozët tifozët duhet duhet të të reflektojn­ë reflektojn­ë
Formacion Formacion stabël stabël dhe dhe më më shumë besim besim te te "senatorët". "senatorët". Duhet Duhet tjetër tjetër strategji strategji me me Ngonë, Ngonë, Halili Halili dhe dhe tifozët tifozët duhet duhet të të reflektojn­ë reflektojn­ë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania