Panorama Sport (Albania)

Siti godet me breshëri, nuk gabon as Çelsi

Dopieta e spanjollit ndihmon blutë të fitojnë derbin me Palasin, vijon rekordi i Sarrit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Brutal, i pakal ueshëm, spekta kolar. Fitorja 6-1 e Mançester Sitit ndaj Sauthempto­nit çliron fantazinë, ndërsa Çelsi i Sarrit i përgjigjet me fitoren ndaj Kristal Palasit. Kampionët e shohin veten në avantazh 3-0 pas 18 minutash dhe prej atëherë mund të argëtohet. Ings transformo­n një penallti ( e pengoi Edersoni në zonë), por në pjesën e dytë “shenjtorët” pësojnë edhe 3 gola të tjerë dhe tani “qytetarët” renditen të vetëm në krye me një diferencë golash + 29. Një protagonis­t absolut i pasdites ishte Rahim Sterling. Talenti i rritur një hap larg “Wembley”- t dhe shumë pranë firmës së rinovimit që do ta bëjë anglezin më të paguar, firmos një dopietë (në shtesën e pjesës së parë dhe 67’), humbet rastin e golit të tij të tretë dhe dhuron asistet për golat e Agueros ( 12’) dhe Sanesë në shtesë. Plotësojnë kuadrin autogoli i Hoed që në 6’ dhe prekja magjike e David Silvës në 18’. Historik goli i Agueros: i 150-ti në Premier dhe sinjali i radhës që kjo skuadër është kanibale. Në sfond polemika që kishte protagonis­t ish- legjendën e Junajtid, Geri Nevil, që akuzon Sitin se përdor sistematik­isht faullin taktik. Guardiola replikoi duke përdorur 10 herë fjalën “Kurrë” për të thënë se nuk ia ka kërkuar kurrë një gjë të tillë lojtarëve të tij.

MORATA - Buzëqesh edhe Sarri, sepse Morata është zhbllokuar. Spanjolli tërheq blutë me dopietën ndaj Palasit në fitoren 3-1, që u lejon londinezëv­e të arrijnë Liverpulin në vend të dytë. Sulmuesi shënoi pas gjysmë ore

dhe sërish në 65’ pas barazimit momental të Taunsend. Pedro mbylli gjithçka në 70’. Fitorja e tetë për Sarrin, që akoma nuk ndien shijen e humbjes në Premier Ligë dhe barazon rekordin e Frenk Klark (Notingem Forest, 1994) 11 ndeshjet e para pa humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania