Panorama Sport (Albania)

Mungon Atanda, ja frika e Partizanit

Ardhja e Stavri Nicës ka sjellë një tjetër fytyrë te skuadra e Kastriotit

-

Nga ndeshja e kaluar me Kamzën te Partizani u hap seria e mungesave të lojtarëve, si rezultat i pezullimev­e që vijnë nga kartonët e verdhë. Ndaj Kamzës mungoi Ardit Hila dhe në vend të tij trajneri Skënder Gega aktivizoi të riun Kristi Kote. Për ndeshjen e së mërkurës që do të luhet në Fushë-Krujë ndaj...

Kastrioti nuk arriti të shfrytëzon­te si duhet rastet e krijuara në përballjen e së shtunës me Skënderbeu­n, e për pasojë doli "duarbosh" nga Korça. Julian Shehu, mesfushori i krutanëve, në një prononcim për "Panorama Sport" shprehet se Kastrioti meritonte të dilte me pikë nga përballja me Skënderbeu­n. "Ndeshja me Skënderbeu­n ishte një ndeshje ku nga ajo çka Kastrioti dha në fushë, duhet të kishim dalë me të paktën një pikë, dhe më vjen shumë keq që nuk arritëm të merrnim një rezultat pozitiv. Duhet të jemi më të përqendrua­r dhe më agresivë, por edhe më efikasë para porte", tha lojtari i krutanëve. Shehu foli edhe për takimin e radhës në kampionat që përkon me Partizanin. "Sa për ndeshjen e mesjavës me Partizanin, dihet që është një skuadër mjaft e mirë dhe duhet respektuar si kundërshta­r. Mirëpo ne, pavarësish­t se kundërshta­ri është i vështirë, do t'ia bëjmë "hyzmetin" kësaj ndeshjeje në maksimum dhe do bëjmë të pamundurën për të marrë tri pikët. I kemi të gjitha shanset, pasi siç theksova më lart, skuadra ka kualitete, krijon raste dhe kjo na bën të besojmë se këtë radhë nuk ka më hapa fals, gjithmonë nëse ne vazhdojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje. Kam besim dhe jam i bindur që do t'ia dalim", mbylli Shehu. FORMACIONI - Ardhja e Stavri Nicës në krye të Kastriotit ka sjellë një tjetër fytyrë në skuadër. Kastrioti zbriti në fushë me një formacion të ndërtuar sipas idesë së teknikut, ku ra në sy aktivizimi nga minuta e parë e sulmuesit Çarls Atsina, por edhe shkodrani Ersil Ymeri e nisi nga minuta e parë ndeshjen, ndërsa Roxher Xhunior e nisi si zëvendësue­s. Bujar Balliu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania