Panorama Sport (Albania)

Seferi dhe Salihi, gola vendimtarë në Europë

Shkodrani rigjen golin pas 2 muajsh, Balaj nuk e përmbys dot golin e Markizios

- GENTJAN ALINANI

Hamdi Salihi dhe Taulant Seferi. Njëri është pjesë e historisë në Kombëtaren shqiptare, ndërsa tjetri është e ardhmja e saj dhe pret që shumë shpejt t'i hapen dyert. Por çfarë i bashkon të dy? Përveç rolit në sulm, edhe fakti që ditën e djeshme arritën të gjenin rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre përkatëse, Nojshtadin dhe Vinterturi­n.

SEFERI S'NDALET- Është një moment i artë për talentin Taulant Seferi me ekipin e tij në Zvicër, por edhe me Shpresat e Shqipërisë. Pasi i mbylli eliminator­et duke shënuar, 21vjeçari vazhdon të shkëlqejë edhe me skuadrën e tij të Vinterturi­t. Ditën e djeshme gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa dha edhe një asist në fitoren 3-2 të skuadrës së tij kundër Rapersvil. Për sulmuesin shqiptar, ky ishte goli i gjashtë në këtë sezon të Ligës së dytë zvicerane dhe po ndihmon ekipin për t'u ngjitur në elitën e futbollit. Ata ndodhen në

vendin e dytë, me pikë të barabarta (24) me vendin e parë, Servete. "I kënaqur për fitoren e radhës me ekipin tim dhe për vendin e parë në Ligë. Jam shumë i lumtur mbi të gjitha për golin dhe asistin në fitoren 3- 2", ka shkruar Taulant Seferi në profilin e

tij të "Facebook"- ut. Seferi shpreson që të marrë një ftesë nga Kombëtarja A dhe të provojë veten në ekipin e parë me Kristian Panuçin, pasi me Shpresat i bëri mirë detyrat e tij.

RIKTHEHET SALIHIHamd­i Salihi rikthehet të bëjë detyrën e tij përpara portës. Goli në kampionat me Nojshtadin i mungonte që prej gushtit, por ditën e djeshme arriti të thyente akullin dhe të jepte kontribut në fitoren e ekipit të tij, 3-1 kundër Hornit. Shkodrani shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 49-të të pjesës së dytë dhe u largua nga fusha në minutën e 79-të. Ky ishte goli i katërt për të në kampionati­n e Ligës së dytë në Austri. Dy sulmuesit e tjerë shqiptarë që luajtën ditën e djeshme, si Bekim Balaj dhe Xhakomo Vrioni, nuk arritën të linin gjurmë me ekipet e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Taulant Seferi, 21 vjeç
Taulant Seferi, 21 vjeç
 ??  ?? Hamdi Salihi, 34 vjeç
Hamdi Salihi, 34 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania