Panorama Sport (Albania)

Pica e muzikë, korçarët bëjnë festë me gjobat e... “gjumashëve”

Skënderbeu/ Pas darkës nis stërvitja, gati ndryshime në sulm

-

Fitorja me Kastriotin dhe blindimi i kreut janë shoqëruar me festë në Korçë. Menjëherë pas trepikëshi­t të siguruar ndaj ekipit që përmbyll tabelën e renditjes, Skënderbeu ka shtruar një darkë. Paratë e mbledhura nga gjobat kanë shërbyer për të paguar faturën e kësaj tavoline. Një rregull i ri, i aplikuar prej Orges Shehit, ka bërë që çdo masë disiplinor­e apo vonesë në seancat stërvitore, të shoqërohet me një gjobë simbolike. Dhe paratë e mbledhura në çdo fund muaji, kalojnë në një arkë të posaçme. Mes tyre, bardhekuqt­ë kanë vendosur që në krye të tre muajve, me paratë e mbledhura t’i bëjnë qejfin vetes, duke shtruar një darkë. Dhe duket se dita që të hapej “arka” kishte ardhur dhe mbrëmjen e së shtunës kishte vend për festë. DARKA - Nuk ka qenë një darkë e madhe, por korçarët kanë ditur ta kthenin në një natë speciale atë të së shtunës. Pica ishin në menynë kryesore, ndërsa nuk kanë munguar as birrat. E si për të vazhduar “zakonin”, kishte edhe këngë e valle, madje edhe mbi tavolina nga ekipi bardhekuq. Atmosfera është ndezur së tepërmi në momentin kur i gjithë ekipi ka tentuar të këndojë “Zambakun e Bardhë”, nën tingujt e së cilës ekipi është dëfryer duke e interpretu­ar dhe duke kërcyer për më tepër. Në një atmosferë festive është mbyllur edhe kjo mbrëmje e ekipit kampion, por menjëherë e gjithë vëmendja pas udhëzimeve të trajnerit Shehi prej ditës së djeshme është zhvendosur te java e ardhshme. Ndërkohë, nga sa bëjnë me dije në kampin bardhekuq, rregulli i gjobave për vonesë në seancat stërvitore do të vijojë përgjatë gjithë sezonit dhe darka e radhës në radhët e kampionëve do të shtrohet sapo të mblidhet një kuotë e mjaftueshm­e për të përballuar faturën.

RROTACIONI – Pas festës, rinis puna. Skënderbeu ka filluar menjëherë të mendojë për përballjen e radhës në kampionat përballë Laçit (e cila në fakt është shtyrë, paçka se ekipi ka vijuar sipas programit). Pritet që krahasuar me rreshtimin që pamë ndaj Kastriotit, ekipi do të ndryshojë në sulm. Të paktën këtë nënkuptoi Orges Shehi pas fitores me krutanët, kur tha: “Skuadra mund t’i rrijë më afër Krasniqit në majën e sulmit, por disa lëvizje duhet t’i kërkojë edhe nga vetja. Nuk po i bën ato lëvizje që i kam kërkuar. Po i bëri ato, sigurisht që do të jetë edhe më afër golit”. Gati për të marrë fanellën e titullarit është nigeriani Oto Xhon, i cili sa herë që i është dhënë mundësia, qoftë nga minuta e parë ashtu edhe nga stoli, u ka dhënë një tjetër “marsh” bardhekuqv­e. Ndryshime do të pësojë edhe repartet e tjera dhe më konkretish­t prapavija, pasi në 11she do rikthehet kapiteni Marko Radas, që u zëvendësua nga Kaba Sambou. Në anën tjetër, Beniam Demte pritet që të zërë vendin e tij në rreshtimin me tre lojtarë në mesin e fushës, përkrah Ditës dhe Muzakës, duke ulur në stol francezin Guedj. Këto janë ndryshimet që tekniku po projekton, edhe pse vendimi final pritet që të merret në vazhdim. Llazi Saro

 ??  ?? Lojtarët filmojnë trajnerin, teksa këndon
Lojtarët filmojnë trajnerin, teksa këndon
 ??  ?? Bardhekuqë duke darkuar pas fitores me Kastriotin
Bardhekuqë duke darkuar pas fitores me Kastriotin
 ??  ?? Shehi dhe Muzaka mbi karrige, duke kënduar e kërcyer
Shehi dhe Muzaka mbi karrige, duke kënduar e kërcyer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania