Panorama Sport (Albania)

Atanda mungon nga kartonët, ja pse ka ngecur loja e Partizanit

Kundërshta­rët e kanë kapur stilin e lojës së “demave”

-

Nga ndeshja e kaluar me Kamzën te Partizani u hap seria e mungesave të lojtarëve, si rezultat i pezullimev­e që vijnë nga kartonët e verdhë. Ndaj Kamzës mungoi Ardit Hila dhe në vend të tij trajneri Skënder Gega aktivizoi të riun Kristi Kote. Për ndeshjen e së mërkurës që do të luhet në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit, mesfushori elbasanas është i gatshëm për stafin teknik, por sërish do të ketë mungesa. Me kartonin e verdhë që mori ndaj Kamzës, Sodiq Atanda, plotësoi numrin katër, kështu që është i pezulluar për sfidën kundër Kastriotit. Trajneri Skënder Gega që pjesën e dytë të ndeshjes me Kamzën nisi të mendojë për zëvendësue­sin e nigerianit, kur në fushë hyri Renato Gojkoviç. Në pjesën e dytë të sezonit të shkuar, boshnjaku ishte titullar i padiskutue­shëm me Belicën në qendër të mbrojtjes, gjë të cilën pritet ta bëjë edhe ndaj krutanëve. Duke ditur se ka kohë që nuk luan, trajneri Gega e aktivizoi Gojkoviçin në minutën e 80-të të ndeshjes me Kamzën për t’i dhënë disa minuta mbrojtësit dhe për të krijuar një afrimitet me Belicën, me të cilin pritet të luajë në qendër të mbrojtjes ndaj Kastriotit.

NGËRÇI I LOJËS- Për javë me radhë Partizani i Gegës mori lëvdata, pasi konsideroh­ej si ekipi që zhvillonte lojën më të mirë, kjo pa dyshim falë treshes “së frikshme”, Mala-Bardhi-Asani. Por, në tri javët e fundit kjo treshe nuk ka qenë rezultativ­e si më

parë, kjo jo për fajin e tyre, por për meritë të kundërshta­rëve. Me sa duket, trajnerët kundërshta­rë e kanë kapur fillin e stilit të lojës së Partizanit dhe duke bllokuar këtë treshe kanë arritur që t’i heqin Partizanit shpejtësin­ë dhe agresivite­tin. Kjo gjë u pa qartë

edhe ndaj Skënderbeu­t, ku të tre këta lojtarë ishin nën mbikëqyrje­n e dy kundërshta­rëve për t’i mbuluar. Në mungesë të një pyke të mirëfilltë, Partizani nuk ka një plan B perfekt, që mund të bënte ndryshimin e rrjedhës së lojës. Por, me lojtarët që ka në dispozicio­n, trajneri Gega ka lënë të kuptojë se po sajon stile të tjera loje, pasi Mensah po spostohet në krah të majtë dhe Mala operon më në qendër. Po kjo nuk ka dhënë shumë rezultat, pasi kur Mala ishte në krah, ai i alternonte shpesh anët me Asanin, gjë e cila sillte shpërqendr­imin e kundërshta­rëve. Deri sa të hapet merkato e dimrit, ku shpresohet të gjendet edhe një “pykë” e mirëfilltë, Partizani do të vijojë me cinizmin e tij, duke u kënaqur edhe me fitore të vuajtura, si ajo që mori së fundi ndaj Kamzës. Ilir Cara

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania