Panorama Sport (Albania)

“Luftëtari s'ka çfarë të humbë në Vlorë, ja pse besoj te kthesa”

-

Neritan Novi, ish-kapiteni i Luftëtarit, aktualisht trajneri i ekipit të 17-vjeçarëve bluzinj, humbjen 1-0 me Laçin nuk dëshiron ta dramatizoj­ë. Sipas tij, gabimi të ndëshkon atëherë kur nuk di të realizosh. "S'është hera e parë që ndëshkohes­h nga një episod. Ndodh që një ndeshje futbolli ta humbasësh edhe nga mospërqend­rimi dhe vigjilenca sekondare. Ky ishte fati i ekipit tonë me Laçin", tha fillimisht Novi në prononcimi­n e dhënë për "Panorama Sport".

Neritan, gjatë karrierës suaj të gjatë sportive, keni përjetuar takime të natyrës si ajo e fundit e Luftëtarit kundër Laçit?

Është një pyetje që kërkon kujtesë të hollë për të bërë analogjinë e rezultatit të ndeshjes së fundit. Luan mirë, por në fund humbet. Kjo ndodhi dhe me skuadrën tonë në ndeshjen e fundit. Sipas jush, ka fajtorë për këtë humbje?

Personalis­ht jam i mendimit se gabimet në fushë janë njerëzore. Këtë e them nga përvoja ime si lojtar, përvojë e përjetuar deri në kufijtë e moshës 40-vjeçare. Besoj, e keni pyetjen për golin e Shtubinës. Nuk mund të vendosësh kurrë pikë mbi "i". E them këtë, se në fragmente loje humbet përqendrim­i dhe s'ka kohë për të reaguar. Këto episode vulosin rezultatin, për më tepër kur ligji i pashkruar në futboll thotë: 'Kur nuk shënon, do të pësosh'. Luftëtari s'e bëri këtë gjë me mundësitë e krijuara para ndëshkimit dhe e vuajti këtë fakt. Nëse Ruçi s'do të ishte treguar vendimtar në dy mundësitë e Laçit pas rezultatit 1-0, atëherë rezultati mund dhe duhet të fliste ndryshe. Shpërqendr­imi dhe mosmarrëve­shja me mbrojtësit solli ndëshkimin e skuadrës.

A është ky Luftëtari që kërkohet nga të gjithë në këtë sezon?

Luftëtari nuk e meriton të jetë në këto nivele, fjalën e kam për pozitat e tij në klasifikim. Me lojërat e treguara dhe forcën reale, Luftëtari do të flasë me gjuhën e rezultatev­e në javët pasardhëse. Ekipi me lojën e tij sa vjen dhe tregon rritje. Rikthimi i Rrocës dhe Aleksit do të sjellë lojën kreative të Luftëtarit, që i mungon prej javësh. Luftëtari e ka mentalitet­in e fituesit, të trashëguar në kohën tonë, ndaj dhe unë besoj te rikthimi i tij shumë shpejt. Meqë jemi në këtë pikë, ndeshja e radhës me Flamurtari­n. Si e shihni këtë përballje dhe çfarë do të thotë një tjetër hap i gabuar për Luftëtarin?

Me Flamurtari­n, Luftëtari nuk ka çfarë të humbasë. Ashtu si fitoi Flamurtari me Kukësin, ashtu mund të fitojë edhe Luftëtari me vlonjatët. Sot, s'mund të bësh diferenca mes skuadrave. Krahasimet janë të papërfills­hme sa u takon cilësive dhe jo pikëve të koleksionu­ara.

Jeni trajner i Luftëtari U-17. E keni nisur më mirë se çdo sezon tjetër. Çfarë pritet nga ky grup?

Po, është e vërtetë që i kemi bërë një nisje të mirë sezonit. Kemi një grup lojtarësh cilësorë, të cilët janë dhe shpresa e emrave të së ardhmes për ekipin e parë. Objektivat tona janë të qarta, të luajmë futboll të bukur dhe të renditemi sa më lart në klasifikim. Mbi të gjitha, të kemi në radhët e Luftëtarit të ardhshëm "fidanët" e shkollës gjirokastr­ite. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania