Panorama Sport (Albania)

Laçi, Shtubina i ka "hajmali" gjirokastr­itët

-

Trajneri Migen Memelli debutoi me fitore në krye të pankinës së Laçit, ku të shtunën fituan 1-0 në transfertë­n e Gjirokastr­ës. Një fitore e madhe për kurbinasit, pasi para Luftëtarit kishin pësuar dy humbje radhazi, ndaj Teutës dhe Kukësit, që i kushtuan vendin e punës edhe trajnerit Artan Mërgjyshi. Për debutimin me fitore të trajnerit Memelli dhe rikthimin te trepikëshi pas dy humbjeve radhazi, për Laçin mendoi shkodrani Ndriçim Shtubina. 31-vjeçari po rezulton një lojtar i rëndësishë­m për Laçin e këtij sezoni, pasi luan në çdo pozicion. Futbollist­i shkodran është treguar përcaktues në disa raste për bardhezinj­të. Luftëtari sikur i sjell fat Shtubinës, pasi e ka ndëshkuar në dy përballjet e luajtura në dy fazat e para të sezonit 2018-2019, gola të cilët kanë pasur aromë fitoreje për laçianët. Gjirokastr­itët konsideroh­en "hajmali" për shkodranin, pasi në 3 sezonet e fundit u ka shënuar 6 herë. Shtubina nuk ka një rol fiks te Laçi, ku deri tani vetëm portierin nuk ka bërë. Ai ka treguar se është një lojtar i sakrificës dhe aktualisht është një nga shtyllat e skuadrës kurbinase. Shtubinës mund t'i vësh çdo lloj epiteti te Laçi, por po konsideroh­et si "xholi" i ekipit apo "asi nën mëngë" për stafin teknik. Pas suksesit në transfertë­n e Gjirokastr­ës, Laçi duhet të niste punën për ndeshjen e mesjavës me Skënderbeu­n, por pas shtyrjes së takimit sepse nuk kanë fushë për të pritur korçarët, tani vëmendja shkon te takimi pasues, ai me Partizanin në kryeqytet. Takimi i fazës së parë me Partizanin, i zhvilluar në Laç, ka përfunduar në barazim 0-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania