Panorama Sport (Albania)

Grezda: Mendova se topi shkoi në rrjetë

Sulmuesi kuqezi tregon emocionet e ndeshjes së parë si titullar me Gllasgou Rejnxhërsi­n

-

Shtylla i mohoi golin në ndeshjen e parë si titullar me Rejnxhërsi­n, por Eros Grezda është nga ata që nuk dorëzohet. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhvilloi minuta mjaft pozitive, por u ka premtuar tifozëve që do të jetë më mirë në sfidat e ardhshme. "Ishte ndeshje e mirë në përgjithës­i, por nuk jam ende në formë. Sepse kjo ishte ndeshja e parë në formacion. Jam shumë i lumtur, por në të ardhmen do të jetë gjithmonë më mirë. Nuk isha i mërzitur apo i zhgënjyer për faktin që kisha qëndruar kaq shumë në stol. Kam qenë i përqendrua­r gjithmonë dhe prisja shansin tim. Tani jam më mirë dhe të gjithë e dinë që unë nuk kam luajtur për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit. Më duhen akoma më shumë ndeshje për të treguar vlerat e mia. Rasti? Mendova se topi po shkonte në rrjetë, për fat të keq u ndal në shtyllë. Me pak fat mund të kisha shënuar, por në fund nuk ishte e rëndësishm­e sepse të tjerët gjetën golin dhe jam i lumtur", tha Grezda.

XHERARD- Për performanc­ën e shqiptarit foli edhe trajneri Xherard, i cili e vlerësoi maksimalis­ht. "Momentet më të mira i pati në fund. Goditi shtyllën, por mund të kishte shënuar nëse do ta ndihmonim më shumë. Ai do të jetë i rëndësishë­m për ne dhe jam i sigurt për këtë. Grezda ka një kohë të gjatë që nuk luante dhe vjen pas dëmtimit. Duhet t'i japim kohë që të integrohet në skuadër. Por e shoh të karikuar dhe të vendosur për t'i arritur qëllimet e tij si në fushë, ashtu edhe në stërvitje", ka thënë trajneri i Rejnxhërsi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania