Panorama Sport (Albania)

Veleçiku nuk ndalet, një brazilian mund Burrelin

Koplikasit vazhdojnë të fitojnë në “Reshit Rusi”

-

Koplikasit janë treguar të pamposhtur në “Reshit Rusi”. Përballja me matjanët e Burrelit ka pasur një nivel të lartë, ndërsa Veleçiku ka marrë një tjetër 3pikësh të rëndësishë­m në fushën e vet. Një hap përpara për të besuarit e Dulit që synojnë mbijetesën në Kategorinë e Parë. NDESHJA - Që në minutën e 5-të është mbrojtësi Lami, që ka dhënë sinjalin e parë për gol nga një gjuajtje me kokë, por topi nuk gjeti katërkëndë­shin e portës mike. Në të 8-ën nuk ia del Toma dhe pas tij ka rrezikuar Çokaj. Pas 25 minutave

të para që kanë folur tërësisht për Veleçikun, janë miqtë nga Burreli që shohin nga porta vendëse. Ata kanë pasur dy raste të shkëlqyera me Xhixhiuan dhe Leventin, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë i suksesshëm. Pesë minutat e fundit të pjesës së

parë, koplikasit kanë qenë pranë golit të parë me Aleksandër, por mbrojtësi mik Ujka, më i miri në fushë për matjanët, nuk e ka lejuar. Edhe pjesa e dytë ka pasur të njëjtën pamje. Por, koplikasit kanë vuajtur për të gjetur golin që do t’i sillte fitoren. Ai ka ardhur vetëm në të 76ën, kur Plisha i futur në lojë në këtë pjesë të dytë, gjuan nga një distancë 30 metra, topi përplaset në shtyllë, por aty braziliani Aleksandër nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë dhe kalon të tijtë në avantazh.

Në minutat e mbetura, matjanët bëjnë gjithçka për të barazuar rezultatin, por nuk ia arrijnë qëllimit. Nga ana tjetër, Veleçiku e ruan më së miri avantazhin deri në vërshëllim­ën përfundimt­are dhe merr një 3-pikësh shumë të rëndësishë­m. Bashkim Ramekaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania