Panorama Sport (Albania)

Zogaj: Vllaznia, dashuria ime

“Ndihem mirë që po vesh sërish këtë fanellë të rëndë, ngjitja në elitë nuk diskutohet”

- ADMIR URUÇI

esfushori sul mues i Vl laznisë, Silvio Zogaj, nuk e fsheh gëzimin që i solli kthimi te goli. Ai, si gjithë shokët e skuadrës, i gëzohet ecurisë pozitive të skuadrës. Ai nuk ka lënë pa falënderua­r edhe teknikun Hasan Lika për besimin ndaj tij. Ndërsa, nuk e fsheh kënaqësinë e rikthimit tek ekipi prej ku edhe u formua si lojtar. Ai është optimist se edhe në përballjen e fundit të kësaj faze të parë, atë ndaj Ilirisë në Fushë- Krujë, skuadra do të arrijë të marrë një tjetër rezultat pozitiv që për kuqeblutë mbetet vetëm fitorja. Pas tetë javëve të para, Vllaznia udhëheq renditjen e shkëputur me shtatë pikë nga dy ndjekësit më të afërt. “Jam i lumtur që jam rikthyer te Vllaznia. Ekipi më ka pritur mirë, i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre, sepse siç e dinë të gjithë, fanella e Vllaznisë është e rëndë dhe duhet justifikua­r kjo gjë, prandaj punoj fort çdo ditë”, tha ndër të tjera Zogaj, i cili shënoi golin e 3-të në fitoren e pastër 3-1 ndaj Vorës.

Zogaj, një fitore e merituar dhe me një gol nga ju, si ndiheni pas ndeshjes së të shtunës?

Jam shumë i lumtur për golin, pasi kisha 4-5 javë që nuk po e gjeja dot rrugën e rrjetës. Por, më e rëndësishm­e ishte fitorja sepse morëm një tjetër 3-pikësh, pasi ishte një ndeshje delikate sepse këto ekipet që janë në fund të tabelës, të nxjerrin më shumë probleme. Megjithatë, ne e kishim vlerësuar maksimalis­ht dhe e kaluam me sukses.

Tekniku Lika po beson te ju, duke ju dhënë një vend në formacion gjatë gjithë këtyre ndeshjeve, cila është ajo që do të thoni?

Falënderoj shumë profesorin për besimin që më ka dhënë. Unë vazhdoj të punoj fort çdo ditë për ta forcuar edhe më shumë atë dhe për të ecur përpara. Besoj se do t’ia justifikoj besimin që ai më jep nga ndeshja në ndeshje.

Si ndihet Zogaj te Vllaznia, ku riktheheni të luani me këtë skuadër, kur më parë keni luajtur me Laçin e Luftëtarin?

Jam i lumtur që jam rikthyer te Vllaznia. Ekipi më ka pritur mirë, i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre, sepse siç e dinë të gjithë, fanella e Vllaznisë është e rëndë dhe duhet justifikua­r kjo gjë, prandaj punoj fort çdo ditë. Kemi një mision të vështirë për ta rikthyer në Superiore dhe besoj se do ia dalim. Të gjithë jemi të bindur për një gjë të tillë. Këtë po e bëjmë realitet javë pas jave.

Takimi i fundit i kësaj faze ndaj Ilirisë në FushëKrujë, si e shikoni këtë përballje? Iliria, sidomos në fushën e vet, është një skuadër shumë e fortë, por ne do ta përgatisim ashtu si duhet ndeshjen dhe do japim maksimumin për ta kaluar me sukses edhe atë.

Cilave prej ekipeve rivale u frikësohen­i më shumë?

Askujt. Gjatë këtyre javëve kemi treguar epërsi ndaj skuadrave rivale, duke i mundur të gjitha, përveç Shënkollit që barazuam në transfertë. Mendoj se nuk e kemi vendosur asnjëherë në diskutim fitoren në takimet e deritanish­me dhe jemi me meritë të plotë në krye. Janë ekipet kundërshta­re që kur luajnë ndaj Vllaznisë, angazhohen më shumë, duke synuar të marrin rezultat pozitiv.

Do qëndroni sërish te Vllaznia edhe në sezonin e ardhshëm?

Është shpejt për të folur, pasi ka ende shumë kohë deri në atë moment. Tani jam plotësisht i fokusuar në kampionat dhe në ndeshjet që na presin në vazhdim. Ka kohë deri atëherë.

BYLISI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania