Panorama Sport (Albania)

Sulmi nuk bind, Apolonia ngec para portës

-

Apolonia ka marrë një pikë transferte ( e shtata pikë jashtë fushe, nga 10 në total), pas barazimit të bardhë në Orikum. Duhet cilësuar si rezultat pozitiv për skuadrën e Mihos, parë në kontekstin se pati përballë një kundërshta­r të fortë, paçka se debutues në Kategorinë e Parë. Në një ndeshje thuajse të barabartë, Apolonia ka shfaqur sërish vlerat e lojës së saj, duke e përballuar me sukses “urinë” për fitore të skuadrës orikase e duke kërcënuar seriozisht herë pas here për të marrë tri pikë, ndonëse e mbyllën ndeshjen në inferiorit­et numerik. Nuk bëjnë “gërnjarin” me gjyqtarët fierakët, por as heshtin kur e cilësojnë se ndaj tyre bëhet padrejtësi ( javën e kaluar kundër Tomorit, Apolonisë iu mohua një penallti e pastër, ndikuese në rezultat). Në këtë aspekt, fierakët gjykojnë se një ndër dy kartonët e verdhë për Buzin ka qenë i ekzagjerua­r. Gjithsesi, barazimi ka qenë i merituar dhe jo keq kundër Orikumit të vendit të katërt, por Apolonisë ende i duhet mund, punë, djersë dhe rezultate për të përmbysur statistika­t sezonale të saj: u bë e katërta javë radhazi që nuk fiton (3 barazime e 1 humbje) dhe fitorja e fundit daton më 26 shtator, 2- 1 me Elbasanin në Cërrik; plot 270' që skuadra ka harruar shijen e golit, edhe pse vrapon në fushë, harxhon energji dhe krijon raste... Ku është vija e parë, lojtari-gol? Është pika më e dobët e Apolonisë. Nga futbollist­ët që ka në dispozicio­n skuadra, vetëm Mario Gjata është sulmues i mirëfilltë, por ende tepër i ri për të mbajtur mbi supet e tij peshën e golit. Të tjerët janë të adoptuar në atë pozicion. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania