Panorama Sport (Albania)

Erta Bujari: Ne dhe Flamurtari luftojmë për titull

-

Shoqata e Klubit të Basketboll­it Tirana Femra e mbylli në mënyrë të shkëlqyer fazën e parë të kampionati­t, duke kryesuar nga java e parë dhe duke i fituar të gjitha takimet e luajtura. Në ndeshjen e fundit të fazës së parë, vajzat bardheblu morën një fitore shumë të bukur jashtë fushe, ku fituan në Vlorë ndaj kampioneve në fuqi të Flamurtari­t. Një sfidë vërtet emocionues­e, që u vendos vetëm pas kohës shtesë pasi koha e rregullt u mbyll në barazim. Pas përfundimi­t të fazës së parë, kapitenia e Tiranës, Eliverta Bujari, bëri një bilanc të asaj që ka arritur SHKB.Tirana dhe për "Panorama Sport" u shpreh kështu: "E mbyllëm fazën e parë pa asnjë humbje, fakt ky që konfirmon se skuadra jonë do të luftojë për fitimin e kampionati­t". Më pas, Bujari komenton ndeshjen e fundit të luajtur të shtunën ndaj Flamurtari­t: "Ndeshja në Vlorë ishte shumë emocionues­e dhe pati kualitet në parket. Ishte një sfidë shumë e fortë, që mund ta fitonim si ne ashtu edhe Flamurtari, por në fund ia dolëm që të triumfonin ne. Flamurtari është një ekip me karakter dhe më i fortë se SHB.Tirana. Mendoj që finalja e madhe e kampionati­t do të jetë ndërmjet ekipit tonë dhe Flamurtari­t, pasi 3 humbjet që ka pësuar skuadra vlonjate nuk do të thonë asgjë". Në fund, kapitenia bardheblu flet edhe për ndeshjen hapëse të fazës së dytë të kampionati­t që do të jetë derbi i kryeqyteti­t, ku të mërkurën do të përballen dy skuadrat e Tiranës. "Ndeshjen e parë të fazës së dytë e kemi jashtë fushe, pasi luajmë kundër SHB.Tiranës në 'Farie Hoti'. Megjithatë, kjo për ne nuk do të jetë aspak si një sfidë jashtë fushe, sepse në atë sallë ne jemi rritur dhe aty shënojmë symbyllur", përfundoi prononcimi­n kapitenia Eliverta Bujari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania