Panorama Sport (Albania)

Markez merr triumfin e nëntë në Malajzi

Rosi rrëzohet 4 xhiro nga fundi, ishte i pari

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Në Sepang vjen tri umfi i radhës për Mark Markez, i cili edhe pse i penalizuar në provat kualifikue­se, ka arritur t.ia dalë me sukses duke fituar Çmimin e Madh të Malajzisë. Spanjolli ka shfrytëzua­r në mënyrën më të mirë "dhuratën" e Valentino -osit, i cili u rrëzua në fund të garës. "Doktori" u rrëzua katër xhiro nga fundi i garës, në një moment kur po e kryesonte atë dhe kështu i shpëtoi nga duart edhe fitorja e parë sezonale. Një vend në podium bashkë më spanjollin e Hondas, arritën të merrnin Aleks -ins me Suzuki dhe Johan 4arko me 5amaha Tech 7. 8ara nisi shumë mirë për -osin, i cili startoi nga pozicioni i dytë dhe më pas mori vendin e parë, duke kryesuar gjatë gjithë kohës. Por Markez nis të rikuperojë duke u afruar ndjeshëm me -osin. Në momentin kur pritej një duel mes dy pilotëve, italiani rrëzohet dhe kështu për spanjollin e Hondas hapet rruga për një tjetër fitore. Tashmë për "doktorin" mbetet vetëm Çmimi i Madh i Valencias, për ta prishur kolonën zero të fitoreve në këtë botëror. Në vendin e katërt u klasifikua piloti i 5amahas, Maverik Vinjales, i cili edhe pse pati një ritëm në rritje, në fund duhej të kënaqej vetëm me pozicionin e katërt. 9 pesti u rendit Dani Pedroza, ndërkohë që italiani i Dukatit, Andrea Doviciozo, zhgënjeu duke mos i justifikua­r pritshmëri­të

dhe u rendit i gjashti. Një tjetër pilot i Dukatit që zhgënjeu në këtë garë ishte edhe Mikele Pirro, i cili nuk arriti që ta përfundojë garën duke u tërhequr që në fillim në xhiron e shtatë. Skuderia italiane tashmë dorëzohet përfundimi­sht në luftën e konstrukto­rëve,

me Hondan që arrin të shpallet zyrtarisht kampione. Një vend në 10-shen më të mirë morën Alvaro Bautista, Xhek Miller, Danilo Petruçi dhe Hafizh Siahrin. Pas dy javësh me Çmimin e Madh të Valencias do të mbyllet edhe sezoni 2018 në Moto 8P.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania