Panorama Sport (Albania)

Calja për duartrokit­je, i gjashti në Botëror edhe pse i dëmtuar

Shqiptari, pa medalje në kampionati­n e Peshëngrit­jes në Turkmenist­an

-

Në Ashgabat të Turkmenist­anit po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngrit­jes, event ku Shqipëria prezantohe­t me 5 sportistë, të cilët janë Briken Calja dhe Arbër Çerçizi në kategorinë 73 kilogramë, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli në kategorinë 81 kilogramë dhe Krenar Shoraj në kategorinë 89 kilogramë. Dje në konkurrim zbritën sportistët e kategorisë 73 kilogramë dhe ishte pikërisht radha e kampionit të trefishtë të Europës, Briken Calja. Peshëngrit­ësi nga Shtërmeni bëri një paraqitje të mirë në kategorinë 73 kilogramë, por nuk ia doli të merrte asnjë medalje në shkëputje, shtytje apo edhe në dygarësh. Calja ngriti me sukses provën e parë në shkëputje, me 148 kilogramë, ndërkohë që edhe e dyta ishte e suksesshme, me 153 kg. Provën e tretë, Calja nuk arriti ta ngrinte dot, me peshën 157 kg. Stilin e shkëputjes

ai e mbylli vetëm në vendin e gjashtë në klasifikim. E njëjta tablo ishte edhe në stilin e shtytjes. Calja ngriti me sukses dy provat e para në 181 kg dhe 186 kg, ndërsa e treta ishte pa sukses, me shtangën që ishte në 189 kg. Vetëm vendi i shtatë në shtytje dhe në dygarësh, Calja e mbylli

në vendin e gjashtë, me 339 kg në total. Kujtojmë që e gjithë gara e shqiptarit u karakteriz­ua nga dhimbje të forta, pasi që në provën e parë ai pësoi një kontraktim në kofshën e majtë dhe Calja shtrëngoi fort dhëmbët për të gjithë pjesën e mbetur të garës, por pa u dorëzuar për asnjë moment. Në këtë kategori u shpall kampion kinezi Shi Zhijong, i cili vendosi rekord botëror në shtytje, shkëputje dhe dygarësh me 360 kilogramë. Sot do të jetë radha për të garuar e Erkand Qerimajt dhe e Daniel Godellit. Shtangisti shkodran do të konkurrojë në baterinë B, në orën 08:00, ndërsa Godelli do të bëjë pjesë në baterinë A dhe do të zbresë në pedanë në orën 10:25. Krenar Shoraj do të jetë sportisti i fundit shqiptar që do zbresë në konkurim, ku nesër në orën 10:25 do të masë forcat në baterinë B, në kategorinë e peshave 89 kilogramë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania