Panorama Sport (Albania)

Prizreni e Karepi, kampionë Ballkani

Dominuan turqit, Shqipëria e mbyll eventin me 11 medalje gjithsej

- ARTIN LLESHAJ

je në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” u zhvillua edhe dita e fundit e Kampionati­t Ballkanik të Mundjes për të rinj. Dita finale e këtij evenimenti ishte shumë pozitive për Shqipërinë, pasi kuqezinjtë fituan gjashtë medalje në stilin e lirë. Eriglent Prizreni dhe Paris Karepi u shpallën kampionë Ballkani, duke marrë medalje të arta. Prizreni konkurroi në kategorinë 65 kilogramë, ndërsa Karepi në kategorinë 125 kilogramë. Një sukses i madh për dy sportistët e rinj shqiptarë, që i pret një ardhme e madhe në sportin e mundjes. Dje arritën të fitonin medalje të argjendta edhe Elmaz Kryeziu në kategorinë 70 kilogramë, Hans Mara në kategorinë 86 kilogramë dhe Emiliano Onuzi në kategorinë 92 kilogramë. Gjithashtu, në zonën e medaljeve u fut edhe Oltion Bardhi, i cili u rendit i treti në kategorinë 57 kilogramë. Edhe në ditën e fundit të eventit Ballkanik, ishte Turqia ajo që dominoi plotësisht duke fituar 6 nga 9 kategori peshash. Ndërkohë që medalje të artë arriti të marrë edhe Bullgaria me anë të mundësit Oktai Hasan. Edhe në rang ekipor, ishte kombëtarja turke ajo që zuri vendin e parë në kompeticio­n, me 205 pikë. Shqipëria u rendit e dyta me 147 pikë, ndërsa vendi i tretë shkoi për Maqedoninë, e cila grumbulloi 105 pikë. Sportisti më i mirë në stilin e lirë e lirë u zgjodh turku Bulutan Oksuz, i cili garoi në kategorinë 74 kilogramë. Shqipëria, në ditën e parë në stilin grekoroman, edhe pse nuk mundi të nxjerrë asnjë kampion, arriti të fitojë 4 medalje argjendi (Bajram Sina, Tedi Llanaj, Kevi Kupi, Kevi Ballabani) dhe 1 bronzi ( Ardit Ndoj), duke u renditur në vend të dytë në renditjen ekipore në këtë stil. Në total, në të dyja stilet sportistët kuqezinj e mbyllën turneun me 11 medalje të fituara gjithsej (2 ari, 7 argjendi dhe 2 bronzi). Në këtë kampionat, për herë të parë Shqipëria u përfaqësua edhe nga dy mundëse femra, të cilat ishin Tea Sulo dhe Anxhela Imeraj.

 ??  ?? Foto: F. Hazizllari
Foto: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania