Panorama Sport (Albania)

Fitore zemre, Milani i falet Romanjolit

Dëmtohet Higuain, takimin e zgjidh përsëri kapiteni i kuqezinjve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Përpara ndeshjes Gatuzo pati dek laruar se "Duhet mbrojtur vendi i katërt pas gjithë djersës së derdhur për ta arritur". Skuadra ishte dukur e qullët, por fjalët e tij mesa duket e shkundën. Në "Dacia Arena" kuqezinjtë shpërdoroj­në disa raste të mira dhe kur u duk se do të ngecnin në 0-0 e parë sezonal, i falen Romanjolit. Është kapiteni heroi i kohës shtesë, ashtu siç ndodhi edhe mesjavën e kaluar kundër Xhenoas. Me tri pikët e djeshme Milani mbetet në vendin e katërt në bashkëpron­ësi me Lacion, por sidoqoftë është në zonën Champions.

AH "PIPITA" - Ndeshja e Gonzalo Higuainit zgjati 35 minuta, për shkak të një goditjeje të marrë nga Mandragora dhe në fushë hyn Kastijeho. Nëse pa Bilian ishte një Milan eksperimen­tal ku në qendër të 4-4-2-shit ishin Bakajoko e Kesi, dëmtimi i radhës i lë akoma më shumë vend improvizim­it. Udineze përfiton për të goditur nga larg me më shumë lojtarë, por shanset e arta i kanë miqtë. Të majtat e Susos dhe Kutrones provokojnë reflekset e Musos, por në pushim rezultati është ende i bardhë.

SPRINTE SPANJOLLE - Fraksioni i dytë nis me Kastijehon në majën e sulmit. Spanjolli ka detyrën të përsërisë paraqitjen ndaj Sasuolos ku edhe shënoi, por është përsëri portieri vendës që ndal përpjekjet e tij. Pa Çalhanoglu­në dhe Bonaventur­ën të dëmtuar, pankina kuqezi nuk ofron alternativ­a të shumta, ndaj Borini në vend të Laksalt është zëvendësim­i më logjik në përpjekje për të marrë tri pikët. Rastet nuk shtohen,

teksa Udineze fiton terren me disa kundërsulm­e të rrezikshme. Lodhja dhe kthjelltës­ia bien me kalimin e minutave dhe bardhezinj­të shfaqin shenja kënaqësie ndaj barazimit.

Ç'FINALE - Edhe Donaruma nuk kalon një mbrëmje

pa punë. Goditjet e De Pol, Lazanjës dhe Pusetos janë raste të mira për të testuar reflekset e portierit kuqezi, që pas 16 javësh më në fund kalon një mbrëmje pa iu dashur të nxjerrë topin nga rrjeta. Minutat shtesë dhe nervozizmi janë preludi i një

përfundimi të pabesueshë­m të sfidës. Fillimisht Nujtink, në fushë prej 10 minutash, ndëshkohet me karton të kuq për një faull ndaj Kastijehos. Milani e kupton që mund t'ia dalë dhe kridhet i gjithi në sulm. Në sekondat e fundit Romanjoli dylufton dhe

del fitimtar në mesfushë, me topin që i shërbehet Kutrones. Sulmuesi kroson në zonë për Suson, i cili pason për kapitenin që shkarkon të majtën në portën e Musos. Gëzimi kuqezi frenohet nga anësori që sinjalizon një pozicion jashtë

loje të Kutrones, por ndërhyn teknologji­a që u njeh golin miqve. Ky Milan të bën me zëmër, por është më i gjallë se kurrë. Betisi dh Juvja mund të jenë pista për të nisur një fluturim të bukur ose për t'u ulur me këmbë në tokë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania