Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

- Spektator për shumicën e kohës, Xhixho bën më së miri detyrën sa herë i kërkohet.

- Pa njolla, por edhe pa lavdi. Braktis Suson në fazën sulmuese, duke bërë roje ekskluzivi­sht në zonën e tij.

- Provë e mirë ndaj ish-skuadrës. Pak gabime në mbulim, por mungesa e Muzakios nuk u ndie.

- Në fillim të takimit humb Lazanjan, por homologu vendës nuk e ndëshkon. Goli në sekondën e fundit është i gjithi i tij, pasi kapiteni bën gjithçka vetë dhe pasi rikuperon topin, gjen kohën edhe për të shënuar. Për të dytën ndeshje radhazi.

- Ndryshe nga takimet e fundit, këtë herë zvicerani nuk kontribuon në sulm. Provë e zbehtë e mbrojtësit.

- I vetmi që tenton portën në vazhdimësi në pjesën e parë. Nuk shfaq shënjestrë­n e zakonshme, por kur ka topin përhap panik te rivalët. Asisti për Romanjolin i shton vlerën paraqitjes së tij.

- Pa hedhjet e tij në sulm, prapavijës vendëse iu desh të kujdeset vetëm për Kutronen. Ndeshjet kryesisht në fazë mbrojtëse.

- Humb më shumë duele fizike sesa mund t'i lejohet, por për disa fragmente loje shfaq sinjale ngushëllue­se. Për t'u rikuperuar.

Nëse Milani sulmon edhe majtas, meritat janë edhe të mushkërive të uruguaiani­t.(nga - gjallëron disi sulmin me vullnetin e tij).

- E nis mirë, por detyrohet të braktisë përpara kohe betejën. (nga - impakt i mirë në një fushë aspak të lehtë. Goditje, pasime, por sa shumë sprinte).

- Muso i mohon golin, teksa ndien shumë mungesën e Higuainit. Samir dhe Ekong e markojnë ashpër, por djaloshi nuk dorëzohet dhe kontribuon në krosimin në zonë, që sjell golin e fitores.

- Nuk mund të fajësohet për asgjë. Skuadra luan keq, nuk ka ide, por pa Bilian e Higuainin nuk mund të bënte më shumë. Tri pikët vlejnë jo vetëm për renditjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania