Panorama Sport (Albania)

Kapiteni: Tani dimë të vuajmë

25-vjeçari i Milanit predikon qetësi: Është herët për llogari, të mendojmë për Betisin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një tjetër ndeshje dhe një tjetër gol me peshë. Pas kritikave që pasuan derbin, Alesio Romanjoli po vazhdon të përgjigjet në fushë me paraqitje prej kapiteni, por edhe me gola të rëndë që për momentin mbajnë Milanin në vendin e katërt të Serisë A. Pikërisht zona Champions është edhe më e përfolura te kuqezinjtë, me mbrojtësin që pas ndeshjes së djeshme deklaroi: "Është shumë herët për të folur për Champions, por shpresoj shumë që të ruajmë këtë ritëm dhe të vazhdojmë të paraqitemi pozitivish­t. Ndoshta tani jemi më agresivë se në të kaluarën dhe luajmë me më shumë soliditet dhe vendosmëri".

PA REZERVA

Përveç aspekteve taktike, Xhenaro Gatuzo dallohet edhe për punën e tij për të ndërtuar një grup solid brenda Milanit. Edhe Romanjoli është në të njëjtën gjatësi vale me trajnerin. Konceptet njerëzore dallohen në fjalën e 25- vjeçarit, që në fjalën e tij shtoi: "Jemi të gjithë titullarë te ky Milan që nuk ka rezerva, ndaj le të përpiqemi të gjithë që të japim maksimumin sa herë që na kërkohet të zbresim në fushë, ashtu siç bëmë sot ( dje). Ishte një ndeshje e bukur kundër një rivali të vështirë si Udineze. Në pjesën e parë vuajtëm disi, ndërsa në të dytën ia dolëm të siguronim tri pikë shumë të rëndësishm­e". Me arkivimin e rezultatit, Milani nuk ka kohë të festojë. JUVJA MUND TË PRESË Në mesjavë është Betisi në Ligën e Europës e më pas Juventusi

të dielën mbrëma. Kampionati detyron për vëmendje, por Romanjoli kërkon qetësi dhe respekt ndaj kalendarit. "Nuk do të mendojmë që tani për Juventusin sepse të enjten kemi një ndeshje delikate kundër Betisit. Personalis­ht po kaloj

një moment të mirë, por nuk mund të them që është më i miri i karrierës sime. Unë punoj dhe shpresoj që në të ardhmen do të kem momente edhe më të mira", përfundoi deklaratën e tij kapiteni i Milanit e njëkohësis­ht bomberi i fitoreve të fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania