Panorama Sport (Albania)

Higuain tremb kuqezinjtë, rrezikon sfidën me Juven

Gatuzo: Ndjeu therje, kujtoi se e goditën

-

Fitorja e djeshme e Milanit entuziazmo­i kuqezinjtë, por nga Udine nuk ka vetëm lajme të mira. Në minutën e 35-të të ndeshjes së djeshme ndaj Udinezes, Gonzalo Higuain braktisi fushën dhe në vendin e tij u aktivizua spanjolli Samu Kastijeho. Argjentina­si, pak minuta përpara se të dorëzohej kishte pësuar një goditje në ijë nga Mandragora. Sulmuesi i Milanit u mundua të shtrëngont­e dhëmbët, por dhimbja e detyroi të kërkonte largimin e parakohshë­m. Nga stafi kuqezi nuk u dha asnjë shpjegim për gjendjen e 31-vjeçarit, i cili gjatë pjesës së dytë të ndeshjes u pa në stolin e rezervave, nga ku ndoqi takimin me pjesën tjetër të ekipit. Dita e sotme parashikon stërvitje për skuadrën në "Milanello", ndërsa për Higuain do të ketë disa teste për të verifikuar gjendjen e tij, me shpresën që “Pipita” mos të rrezikojë sfidën me Juven. Kujtojmë se të enjten Milani luan në Ligën e Europës, ndërsa në fundjave me Juventusin, një sfidë që për "El Pipitën" ka një domethënie të veçantë, duke parë dy sezonet e kaluara në Torino me fanellën bardhezi. Duke u rikthyer te gjendja e Higuain, sipas mediave ai ka ndjerë një therje në një zonë, ku edhe në të kaluarën ka pasur probleme. Te Milani shpresojnë që të mos bëhet fjalë për asgjë të rëndë, teksa as Gatuzo në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes së djeshme nuk dha shpjegime mbi gjendjen e numrit 9, duke shpjeguar vetëm dinamikën e dëmtimit: "Gonzalo ka ndjerë një therje dhe në momentin e parë ka menduar se bëhet fjalë për një goditje. Shpresoj të mos jetë një dëmtim serioz".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania