Panorama Sport (Albania)

Barça rigjen Mesin kundër Interit

Me shumë mundësi pritet ta nisë nga stoli, katalanasv­e u mjafton një pikë për biletën

-

Lionel Mesi do të udhëtojë drejt Mil anos dhe nesër do të jetë në "San Siro". Nëse do të zbresë në fushë apo do të akomodohet në stol, kjo akoma nuk mund të thuhet, por një gjë është e sigurt: ai është grumbullua­r dhe do të vijë në Itali së bashku me shokët e Barcelonës. Kapiteni është rikthyer në stërvitje prej ditësh, por nuk e ka marrë ende dritën jeshile të mjekëve për të zbritur në fushë. Megjithatë, në këtë pikë duket se numri 10 do ta nisë nga stoli, duke marrë parasysh se katalanasi­t nuk rrezikojnë asgjë dhe Valverdes i mjafton një barazim për të siguruar biletën e kualifikim­it në 1/8at e Champions-it. "Pleshti" do të hynte në këtë mënyrë nga stoli në rast të një të papriture, edhe pse spanjollët kanë treguar se dinë ta menaxhojnë shumë mirë situatën edhe pa kampionin e tyre. Katër ndeshje dhe po kaq fitore ka arritur skuadra e Valverdes, që kur Mesi pësoi frakturë në bërryl gjatë ndeshjes kundër Sevijes 16 ditë më parë. Një nga më të rëndësishm­et ishte ajo

kundër Interit më 24 tetor, e vendosur nga zëvendësue­si i tij dhe ish-i zikaltër, Rafinja dhe miku i tij Hordi Alba, të cilin Mesi e duartrokit­i nga tribuna e "Camp Nou"- t, ku e përcolli ndeshjen së bashku me të birin, Tiagon. Por akoma më e rëndësishm­e ishte Klasikja e 4 ditëve më vonë,

në të cilën i jashtëzako­nshmi Suarez bëri që të mos ndihet mungesa e shokut të tij, duke shënuar një tripletë që hyri në histori. Uruguaiani do të gjejë sërish Leon përkrah tij, por shpresa e tifozëve të Interit është që kjo dyshe të jetë e tillë vetëm në aeroplanin që do të sjellë katalanasi­t në Itali.

FENOMENI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania