Panorama Sport (Albania)

Jo vetëm çështje fati, Solari më i guximshëm se Lopetegui

Trajneri aktual ka marrë vendime më të forta

-

Nuk është vetëm çështje fati. Kështu e titullon analizën gazeta "Marca" për ecurinë e Realit të Madridit dhe praktikish­t, për dy ndeshjet e trajnerit Santiago Solari. Dy fitore, një në kampionat dhe një në kupë, për të rikthyer qetësinë te madrilenët. Sigurisht që nuk mjaftojnë, por janë një shenjë pozitive. Dhe më tej, gazeta spanjolle shpjegon se çfarë ka bërë ndryshe argjentina­si nga ish- trajneri Hulen Lopetegui. Solari është treguar më i guximshëm në vendimet që ka marrë, ndryshe nga spanjolli, i cili ishte më i ndrojtur dhe kërkonte që të mos prishte ekuilibrat në skuadër. Për shembull, Solari iu besoi dy mbrojtësve të rinj si Odriozola dhe Reguilon nga krahët në ndeshjen kundër Vajadolidi­t. Lopetegui nuk e bënte këtë, por aktivizont­e gjithmonë Naçon, edhe pse ai nuk është roli i tij. Po ashtu, e njëjta situatë edhe me talentin brazilian Vinicius. Lopetegui nuk i jepte kurrë besim dhe e konsideron­te si pjesë të ekipit B, ndërsa Solari i ka dhënë minuta dhe ai ka treguar se i meriton ato. Sa u fut në fushë ndryshoi lojën dhe ndihmoi madrilenët që të rikthehesh­in te fitorja. Solari tregoi gjithashtu se nuk ka frikë

që të largojë nga fusha e lojës dy senatorë të skuadrës së Garet Bejl dhe Kasemiro. Pavarësish­t se ata nuk e miratuan vendimin e tij dhe u larguan të zemëruar, kjo ka pak rëndësi. Në fund të fundit, vlejnë vetëm pikët dhe fitoret e skuadrës. Deri tani gjithçka është në favor

të Solarit, edhe pse loja nuk është në nivelin e duhur. Nuk priteshin mrekulli prej tij, por në dy ndeshje ka arritur të fitojë, të shënojë 6 gola dhe të mos pësojë asnjë. Sinjalet janë pozitive, por a do të mjaftojnë për ta bindur Perezin që të qëndrojë deri në fund të sezonit?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania