Panorama Sport (Albania)

Stoli i Mout dridhet përsëri, shkarkohet po e mundi Juve

Lukaku mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme

-

Rikthehen hijet e dyshimit mbi Zhoze Murinjon. Një humbje ndaj Juventusit në “Allianz Stadium” të mërkurën dhe sipas “Mirror”, portugezi është i shkarkuar. Tekniku i “djajve” e forcoi stolin e tij me paraqitjet e javëve të fundit, por sipas tabloidit, 55vjeçari është vënë përsëri në dyshim nga drejtuesit dhe nëse kampionët e Italisë do ta mundin përsëri skuadrën e tij në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve, ashtu siç bënë dy javë më parë në sfidën e vajtjes në “Old Trafford” ( vendosi goli i Paulo Dibalës), atëherë Mou do të shkarkohet. Një humbje këtë javë do ta vinte seriozisht në dyshim objektivin e anglezëve për t’u

kualifikua­r në 1/ 8- at dhe çmimi për Zhoze Murinjon mund të jetë stoli i tij në “Teatrin e Ëndrrave”. LUKAKU - Lajme të mira nga fusha, më pak nga infermieri­a. Mançester Junajtid nuk mposhtet në Premier Ligë prej më shumë se një muaji dhe duket se ka gjetur më në fund formën me fitoret ndaj Evertonit dhe Bornmëthit

(të dyja 2-1), të cilat e kanë spostuar skuadrën në renditje. Tani është momenti i Europës dhe përballja më e fortë e tyre në grup kundër Juventusit, e vlefshme për Grupin H. Në Torino do duhet një ndeshje e madhe nga Pogba me shokë për të mos komproment­uar kualifikim­in, por anglezët mund të jenë të detyruar të luajnë sërish pa Lukakun, i cili mungoi ndaj Bornmëthit prej një problemi muskulor dhe është në dyshim për sfidën e së mërkurës mbrëma. “Nuk e di nëse mund të riaftësohe­t, duhet të presim deri të hënën. Ka nevojë për këto ditë pushimi për t’u riaftësuar pas problemit muskulor që pësoi në stërvitje”, tha Murinjo.

17

fitore 4 barazime është bilanci i Murinjos në stolin e Junajtid, përballë trajnerëve anglezë në 21 ndeshje të Premier Ligës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania