Panorama Sport (Albania)

Milani për infarkt, fiton por tremb Higuaini

Por, mentalitet­i katalanas tremb: Dalin në nxemje 10' përpara...

- Përgatiti: LEDIO NASE

Shtatë fitore radhazi, një nga mbrojtjet më të mira në Europë, një skuadër e rigjenerua­r që shënon edhe pa bomberin. Interi i afrohet supersfidë­s kundër Barcelonës ( nesër, ora 21: 00) në mënyrën më të mirë, duke ëndërruar fitoren ( edhe një barazim do ishte i kënaqshëm) që do ta bënte dishezë rrugën drejt 1/ 8- ave të Champions- it. Një skuadër, ajo katalanase, e cila shqetëson jo pak Luçiano Spaletin. Arsyen, trajneri toskan e zbuloi përmes një anekdote ( që ndodhi në sfidën e parë në "Camp Nou") në konferencë­n pas fitores 5- 0 kundër Xhenoas: "Ne bëjmë nxemjen gjysmë ore përpara ndeshjes, ata dolën dhjetë minuta përpara dhe pyetëm nëse kishin përdorur palestrën e stadiumit, por jo. Përkundraz­i, dy- tre prej tyre kishin shkuar të merrnin fëmijët në shkollë... Nëse ne i kopjojmë, humbasim 18-0". E këtë radhë, të mendosh që mes 11- shes së Valverdes mund të jetë edhe Mesi...

NJË "NINXHA" PLUS Por, edhe Spaleti në krahun tjetër ka një arsye më shumë për të shpresuar: një Raxha Naingolan më shumë. 7' në fushë ndaj Xhenoas, përfshi shtesën, i mjaftuan belgut për të shënuar. Pas dëmtimit në kavilje gjatë derbit, rikthimi i mesfushori­t u jep pa dyshim zikaltërve një marsh më shumë. Nuk është ende në 100% të formës, por "Ninxha" nuk është tipi i lojtarit që dëshiron t'i humbasin ndeshje si ajo e së martës. Një plus i madh për Spaletin, sepse këtij Interi i nevojitet grinta e 30-vjeçarit, i mësuar me skenat e mëdha, për të kërkuar pikët e plota kundër katalanasv­e.

2009- 2010

Objektivi për trajnerin zikaltër është të imitojë gjestet e Murinjos: portugezi

ishte protagonis­t i sfidës së fundit në "San Siro" mes zikaltërve dhe "blaugrana"-ve në gjysmëfina­len e sezonit 2009-'10. Një mbrëmje që hyri në histori: Zaneti me shokë fituan 3-1, çka u hapi rrugën drejt tripletës, pas vuajtjeve në kthim

në Katalonjë. Në fushë ishte edhe Leo Mesi, që nesër rrezikon të mos jetë ( por, edhe të jetë). I grumbullua­r nga trajneri Valverde mungon, në fakt, miratimi i stafit mjekësor, pas dëmtimit të argjentina­sit në krahun e djathtë. Do nevojitet edhe

entuziazmi i "San Siro"- s sërish të stërmbushu­r: pas 67 mijë prezencave kundër Xhenoas, biletat për sfidën kundër katalanasv­e pritet të ezaurohen. Një super- Inter me super- tifozë, që tani ëndërrojnë goditjen e madhe në Ligën e Kampionëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania