Panorama Sport (Albania)

Zbardhen skenarët për kualifikim, kualifikim, Ikardi Ikardi dhe Mesi duan hakmarrje

Trajneri: Duam të luajmë futboll, jo të çojmë mesazhe politike

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në fund fitoi kujde si dhe dëshira për të qenë i përqendrua­r vetëm tek impenjimi i futbollist­it pa dashur të ushqehen polemikat apo përcillesh­in mesazhe politike. Për këtë motiv, Liverpuli vendosi që të mos e grumbulloj­ë Xherdan Shaqirin për transfertë­n e sotme të Beogradit kundër Cërvena Zvezdës për t'i kursyer djaloshit nga Kosova fyerjet dhe vërshëllim­at e koreve të tifozëve serbë, të irrituar edhe sepse gjatë Botërorit, golin që eliminoi Serbinë, 27-vjeçari e festoi duke bërë shqiponjën, së bashku me Granit Xhakën, autorin e golit të parë. Mesfushori nga Gjilani kërcënohej që të ishte në qendër të vëmendjes së tifozëve serbë sot në "Marakana" dhe trajneri Jyrgen Klop e pa të arsyeshme për të mos e grumbullua­r.

KLOP - "Është një situatë ku ne do të shkojmë në qytetin fantastik të Beogradit si skuadër futbolli për të luajtur futboll. Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulimet që flasin për llojin e pritjes që pret Shaq dhe pavarësish­t se nuk ia kemi idenë se çfarë mund të ndodhte, ne duam që të jemi 100 për qind të përqendrua­r në futboll dhe nuk duam të mendojmë për asgjë tjetër. Kaq është e gjitha. Ne jemi Liverpuli, një klub i madh, një skuadër futbolli, por nuk kemi asnjë mesazh tjetër përtej kësaj. Nuk kemi mesazh politik, absolutish­t jo. Duam të jemi të përqendrua­r për të bërë një ndeshje të shkëlqyer futbolli, pa asgjë tjetër. Duam të jemi të respektues­hëm dhe të shmangim çdolloj shpërqendr­imi që do ta largonte vë-

mendjen nga 90 apo më shumë minutat e ndeshjes. Kështu që për këtë arsye, Shaq nuk është grumbullua­r dhe ai e pranon dhe kupton këtë. Shaq është një lojtari ynë, e duam shumë dhe ai do të luajë shumë herë të tjera për ne, por jo të martën", thuhej në deklaratën e Klopit përpara nisjes drejt Beogradit.

SKUADRA - Pa Shaqirin, por edhe pa kapitenin Xhordan Henderson në transfertë­n

e sotme, i cili vijon riaftësimi­n e tij pas një problemi muskulor. Lajmi i mirë është rikthimi në dispozicio­n të skuadrës pas dëmtimeve të Nabi Keitasë dhe Dejan Lovrenit. Liverpuli kryeson Grupin C me 6 pikë pas tri ndeshjesh, përpara Napolit të vendit të dytë (një pikë më pak), ndërsa Cërvena Zvezda renditet e fundit, me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve të para.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania