Panorama Sport (Albania)

Frikë nga arbitri, Mema: Tiranës i duhet fat me Kukësin

Probleme te nënkampion­ët, humbasin kapitenin para bardhebluv­e

- OLSI TUJANI

Gjithkush që ka ndjekur Tiranën e drejtuar nga Ard ian Mema, qoftë nga kureshtja për teknikun e ri apo për sjelljen e skuadrës pas largimit të Ze Marias dakordëson në një pikë: Bardheblut­ë sulmojnë shumë, krijojnë shumë raste dhe nuk i shndërrojn­ë dot në gola. Jo vetëm kaq, por pësojnë shpesh edhe gola naivë, nga gabime në prapavijë, kryesisht për vendosje. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, para ndeshjes me Kukësin sot në orën 18:00 në "Selman Stërmasi", trajneri i 24 herë kampionëve ka kërkuar fat, por edhe ka shpjeguar se me lojtarët ka analizuar çdo gabim të deritanish­ëm. Sipas numrit një në pankinën bardheblu, momentalis­ht Europa është çështje e mbyllur, pasi duhet menduar kalimi i kësaj situate, por ai është i mendimit që skuadra e tij nuk është për mbijetesë.

Si e shpjegoni që në 3 ndeshje keni bërë lojë të mirë, por mungojnë rezultatet?

9shtë një pyetje që ia bëj dhe vetes në këtë pjesë. Të them të drejtën dhe në intervista­t e mëparshme ka qenë një pyetje e tillë, pasi Tirana realisht ka luajtur mirë, ka pasur mundësi për të fituar ndeshjet, kjo ka qenë pjesë e analizës me lojtarët që kemi bërë gjatë gjithë kohës. Unë them që është pjesë e mungesës së përqendrim­it ose e anës psikologji­ke, jo shumë e mirë te lojtarët. Kjo bën që të jesh i ngurtë para portës. Unë kam biseduar me lojtarët dhe një nga gjërat që u kam thënë është se duhet të jemi shumë të përqendrua­r para portës. Duhet të hedhim pas çdo gjë që ka kaluar. Ju kam thënë se kanë mundësi akoma më tepër për të luajtur edhe më mirë. 9shtë një periudhë që duhet ta kalojmë me qetësi.

Thatë që duhet të jeni të përqendrua­r para portës kundërshta­re, po para portës suaj?

Edhe kjo është një nga gjërat që kemi diskutuar me futbollist­ët. Të them të drejtën krijohet një lloj paniku, pasi kemi shënuar të parët në dy ndeshje, ndaj krijohet një lloj paniku i panevojshë­m. Lojtarët kanë anën psikologji­ke të keqe, por dhe kjo ka qenë pjesë e analizës. E kemi trajtuar goxha në video. Kemi nxjerrë defektet tona para portës, sidomos në goditjet standarde dhe secili ka marrë përgjegjës­itë e veta. Analizat që bëjmë, i bëjmë me pyetje-përgjigje. Për të kuptuar dhe unë vetë, për të marrë informacio­n nga lojtarët sesi duhet të veprojnë në të ardhmen.

Keni evidentuar probleme individual­e, por në ndeshjen e fundit ishte një situatë kaotike në të gjithë repartin gjatë pësimit të golit

Golin e parë me Teutën ne e pësuam në goditje standarde. Të them të drejtën kemi vepruar disi gabim te goditja nga këndi. U kam shpjeguar dje në analizë lojtarëve sesi duhet të vepronin. Megjithatë, edhe goli ka qenë faull dhe jo pa qëllim pas ndeshjes e kam prekur arbitrin, sepse ka qenë një arbitër pas portës që e ka parë shumë mirë sesi është bërë faulli, mes lojtarit Latif dhe Vinsent, lojtarit tonë. Mbas një minute është dhënë një faull ku u shënua dhe goli i dytë, sërish një veprim jo i drejtë i arbitrit afër mesit të fushës. Defektet tona nuk diskutohet që do trajtohen, sepse unë nuk mbahem me vendimet e arbitrit. Unë shoh sesi vendoset ekipi, si sillet në fushë dhe çfarë bëjnë lojtarët, sidomos me goditjet standarde, sepse kemi 2 ndeshje që po pësojmë nga goditjet standarde, gjë të cilën jo shumë ekipe pësojnë prej tyre. Mund të pësojmë gol se kundërshta­ri luan më mirë, që vjen te porta me manovrat e veta, por kjo nuk ka ndodhur te ne në këto tri ndeshje. Jemi goditur vetëm në goditje standarde dhe këtë kemi diskutuar në analizë.

Tirana ka kërkuar një arbitër të FIFA-s në ndeshjen ndaj Kukësit, ka qenë një akumulim i të gjitha këtyre javëve apo ka qenë vetëm ndeshja e fundit që iu bëri të kalonit në një kërkesë të tillë?

Të them të drejtën ne s'jemi kundër federatës, por ne nuk kemi sesi të pranojmë një arbitër që na ndëshkon. Po të kujtoni edhe në ndeshjen me Kamzën, na ka ndëshkuar arbitri prapë me goditje standarde. Edhe në këtë ndeshje me dy goditje standarde. Megjithatë, kjo nuk është justifikim për mua apo ekipin. Kjo është një nga gjërat që në Shqipëri bëjmë të gjithë gabim që merremi me arbitrin, ashtu siç unë po diskutoj tani, por që arbitri ka në dorë të gjithë ecurinë e lojës, kjo është e padiskutue­shme. Për sa i përket klubit, ato kanë gjykuar që të jetë një arbitër i huaj dhe unë jam 100 për qind dakord.

Ju shqetëson një pikë në tri ndeshje?

Të them të drejtën më shqetëson fakti që kemi pasur mundësi

për të fituar. Me rastet që na janë krijuar ne duhet të kishim 7 pikë. Këto kanë qenë në favorin tonë për ta fituar si ndeshje, megjithatë shqetësimi është sepse renditja në klasifikim është shumë e dobët. Mendoj që ekipi duhet të gjejë forca dhe unë vetë si person duhet të gjej forca për të motivuar ekipin dhe për të parë për më lart.

Si do e largoni presionin nga skuadra, mos ndoshta duhet thënë që nuk ka më objektiva veç qëndrimit në Superiore?

Të them të drejtën unë që kur kam ardhur, kam dashur të jem me këmbë në tokë, sepse kam dashur t'i shoh ndeshjet hap pas hapi. Kjo ka qenë ajo pjesa që unë kam mundësi të shoh ekipin për ecurinë e tij. Kam dëgjuar dhe nga gazetarë të tjerë që Tirana duhet të ishte në kupat e Europës. Momentalis­ht, them që është disi e mbyllur kjo pjesë, pasi duhet të shohim sesi do të largohemi nga zona e ftohtë dhe të shohim në të ardhmen si do rrjedhin ngjarjet.

Shumë analistë thonë "Tirana është për mbijetesë", çfarë mendimi keni?

Ky është mendimi i atyre, por me lojërat që ka bërë ekipi, unë nuk besoj se është për mbijetesë. Ekipi jonë ka përballuar të gjithë ekipet, sidomos me këto ekipet që kemi luajtur që janë pjesë e 5-shes së parë të klasifikim­it. Ato nuk kanë qenë kurrë më mirë sesa ne në lojë, por rezultatet kanë sjellë këtë shqetësim.

Miku juaj, Nallbani, thotë që "jam habitur që Ardi e mori Tiranën". A e keni pritur që do të gjenit kaq shumë defekte, gabime te skuadra?

Ai është mendimi i Blendit, unë e respektoj mendimin e tij sepse është një ish-futbollist i Tiranës dhe shoku im. Por, ky është vendimi im dhe këtij i qëndroj deri në fund. Nuk kam kthim pas, pasi e kam marrë me ndërgjegje këtë duke e ditur shumë mirë sesi ishte situata. Unë do bëj punën time për ta rritur ekipin aty ku duhet.

Sa besim keni te ky grup që mund ta kalojë këtë situatë? Po bëj një paralelizë­m: Nëse një ekip do të ishte në pozicionin e Tiranës dhe do krijonte këtë lloj loje, vetë grupi do kishte shpresë se do ndryshonte situata. Ajo që më ngushëllon është se ekipi pavarësish­t se ka këtë anë psikologji­ke, përgjigjet, shkon drejt portës, vetëm se nuk po çlirohet te goli. Megjithatë, ne

mendojmë se në momentin që do zgjidhen ndeshjet, besoj se Tirana do ecë lart.

Tirana luan mirë, por shpërdoron para portës dhe i mungon një sulmues. A duhet menaxhuar më mirë çështja "Ngo"? Keni menduar ta riktheni?

Për këtë nuk kam koment, e kam thënë edhe më parë.

Vendimin për Ngonë e keni ju në dorë apo e ka vendosur klubi?

Në të gjitha konferenca­t më është përmendur emri i Ngosë apo i dikujt tjetër. Për shembull i Turtullit, sikur e kam penalizuar, por nuk është e vërtetë. Duhet të dini që Turtulli është i dëmtuar. Sa i përket Ngosë, unë si trajner e kam mbyllur me klubin në një afat të pacaktuar. Ai vazhdon stërvitjen me Tiranën B. Do ketë një vendim të dytë, në një moment tjetër si do ta gjykojë klubi bashkë me mua.

Ju mungon shtatlartë­sia e Turtullit në këto momente?

Tirana ka nevojë për të gjithë futbollist­ët, si për Turtullin edhe për të gjithë të tjerët. Sa më shumë alternativ­a të kem, aq më mirë për mua si trajner dhe aq më e mirë do të jetë vendimmarr­ja

se kush luan.

Çfarë do jetë ndryshe nesër (sot)?

Nuk mund ta bëj të ditur, por do të jetë ndeshje shumë e fortë. Dhe Kukësi ka një lloj krize sepse në ndeshjet e fundit nuk ka rezultate pozitive, është një ekip shumë i fortë. E kam përgatitur skuadrën për ndeshjen e radhës, shpresoj të kemi fat këtë herë.

A prisni të ketë tifozë që të mbështesin ekipin në këtë ndeshje?

Kjo është çështje që ka kohë që Tirana ka këtë lloj problemi. Do u bëja një thirrje tifozëve, pasi nuk duhet të kapen me individë, qoftë me një apo shumë, por ato mbi të gjitha duhet të 'duan Tironën', sepse kjo është ajo motoja që duhet të na udhëheqë të gjithëve. Kjo është dhe arsyeja pse unë kam ardhur këtu, duke qenë se kam qenë pjesë e klubit dhe e di si funksionon këtu. Tifozët e Tiranës janë sensibël dhe në momentin që ekipi do të ketë rezultate, nuk do të jenë fare këto probleme. Nëse Tirana do ishte në ekipet elitë, tifozët do ishin në stadium. Shpresoj që të kthehen.

Cungu, një trajner cinik. Do jeni edhe ju dinak në

këtë ndeshje?

E para, nuk mund ta përmendësh një kolegun tim dhe t'i thuash "cinik". Të lutem bëje pyetjen tamam, sepse ne jemi kolegë. Siç respektojn­ë trajnerët gazetarët dhe ju duhet të na respektoni ne. Edhe ne respektojm­ë njëri-tjetrin si kolegë. Mendoj që Armando është një trajner shumë i përgatitur. Siç na ka munguar neve fati, mbase edhe për të kështu ka qenë. Ky është futboll, nuk jam interesuar të them të drejtën për Kukësin si ka vepruar apo çfarë ka bërë në pjesën e analizës. Dje (të dielën) jam marrë me Kukësin dhe kam marrë dy ndeshjet e fundit që ka luajtur. Kam përgatitur ekipin sesi vepron Kukësi dhe ku i ka pikat e dobëta apo avantazhet.

Blazhevski a do të jetë?

Ai është i dëmtuar, më vjen keq për të, edhe për Kërçikun, dhe nuk do të jenë. Kam dashur edhe unë që lojtarët të kthehen, sepse kam pak lojtarë në stërvitje dhe shumë janë të dëmtuar.

Jeni pa staf të plotësuar, klubi s'pranon propozimet tuaja apo e anasjella?

Unë kam preparator­in atletik, tani mendoj se pas ndeshjes me Kukësin do vijë edhe asistenti im. Deri tani e ka kryer Egbo këtë rol, sepse njihemi dhe kam shumë besim tek ai. Kam dashur të marr një të huaj, duke qenë se kam punuar jashtë, por ai punon diku dhe nuk arrita, por do shohim për një alternativ­ë nga Shqipëria.

 ??  ?? Moment nga ndeshja e fazës së parë, Kukësi-Tirana 1-3 e luajtur në Shkodër
Moment nga ndeshja e fazës së parë, Kukësi-Tirana 1-3 e luajtur në Shkodër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania