Panorama Sport (Albania)

Laçi-Skënderbeu, FSHF “ha” presionin vlonjat

bardhen prapaskena­t që detyruan palët të ndryshonin vendim

- JORGIS MEMO

FSHF "ha" presionin e Flamurtari­t dhe tërhiqet për të pranuar kërkesën e klubit të Laçit për shtyrjen e ndeshjes ndaj Skënderbeu­t. Të dielën Sektori i Garave në FSHF vendosi që Laçi-Skënderbeu të shtyhej në një afat të pacaktuar, mirëpo vetëm 24 orë më pas ndryshoi gjithçka. Pas lajmit të botuar...

FSHF "ha" presionin e Flamurtari­t dhe tërhiqet për të pranuar kërkesën e klubit të Laçit për shtyrjen e ndeshjes ndaj Skënderbeu­t. Të dielën Sektori i Garave në FSHF vendosi që Laçi-Skënderbeu të shtyhej në një afat të pacaktuar, mirëpo vetëm 24 orë më pas ndryshoi gjithçka. Pas lajmit të botuar në "Panorama Sport" rreth këtij vendimi, teksa ishte në një prononcim ekskluziv kishte ngritur zërin një prej drejtuesve të klubeve, pikërisht Sinan Idrizi i Flamurtari­t, në FSHF vendosën të shqyrtonin edhe një herë situatën. Presioni ishte i madh, nisur nga fakti se FSHF nuk mund të bënte si të donte, kur thjesht duhet të zbatonte rregullore­n për të tilla raste. Çdo vendim tjetër, edhe pse mund të kishte konsensusi­n e garës, do ta cenonte atë, duke dhënë mesazhe jo të duhura për vazhdimësi­në. Në mëngjesin e djeshëm janë bërë me dhjetëra telefonata mes palëve, derisa në drekë iu kërkua Laçit që të zbatonte rregullore­n, duke gjetur patjetër një fushë për të luajtur të mërkurën në orën 14:00. Ka qenë vetë shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi, i cili ka mbajtur kontakt me të dyja klubet gjatë paradites së djeshme. Natyrisht, Laçi ka përgjegjës­inë e organizato­rit, por më parë FSHF kishte marrë edhe miratimin e Skënderbeu­t për shtyrjen, paçka se nga klubi korçar e kanë mohuar. Gjithsesi, përfundimi­sht u vendos që Laçi-Skënderbeu të luhet nesër në orën 14: 00 në stadiumin "Selman Stërmasi", duke evituar një precedent që mund të bëhej i rrezikshëm në ecurinë e këtij sezoni. Burime të gazetës në FSHF treguan dje se klubi i Laçit kërkonte shtyrjen për faktin se alternativ­ë kishte vetëm stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjës, ku në fakt edhe aty

terreni është i rënduar. Pista për të zhvilluar takimin në Shijak, ku u luajt Teuta-Tirana, gjithashtu ra poshtë, pasi vetë zyrtarët e FSHF-së konstatuan të premten një gjendje jo të mirë të fushës. Kësisoj, u zgjodh "Selman Stërmasi" si e keqja më e vogël.

 ??  ??
 ??  ?? SKËNDERBEU-LAÇI 1-1
Çast nga ndeshja e fazës së parë
SKËNDERBEU-LAÇI 1-1 Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ??  ?? Faksimile e numrit të djeshëm të gazetës, ku administra­tori i Flamurtari­t denonconte shtyrjen e ndeshjes Laçi-Skënderbeu
Faksimile e numrit të djeshëm të gazetës, ku administra­tori i Flamurtari­t denonconte shtyrjen e ndeshjes Laçi-Skënderbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania