Panorama Sport (Albania)

Hysaj mes më të mirëve në botë, sot sfidon Mbapenë

Napoli pret PSG-në, Ançeloti premton spektakël në "San Paolo"

-

Është Kilië Mbape futbollist­i më i kushtueshë­m në qarkullim. E thotë studimi i Observator­it Ndërkombët­ar të Futbollit, CIES, që ka publikuar listën e lojtarëve më të shtrenjtë, duke përdorur algoritmin e saj të veçantë. Sipas projeksion­it të fundit, sulmuesi francez dominon klasifikim­in, përpara Herri Kejnit dhe shokut të skuadrës Nejmar. Kampioni i botës nuk është ende 20 vjeç, por kartoni i tij i kalon 200 milionë eurot. Bie në sy mungesa e Kristiano Ronaldos në "top 10". Mes portierëve, më i çmuari është titullari i Sitit, Ederson. Nuk mungon as Elseid Hysaj, në kategorinë e mbrojtësve të krahut më të shtrenjtë, i cili lë pas Bejerinin e Arsenalit, Odriozolën e Realit, madje edhe një kampion bote si Lukas Hernandez. Por, mbrojtësi kuqezi nuk pritet të ketë një duel me Mbapenë apo Nejmarin sonte në përballjen kundër PSG-së në "San Paolo", sepse Ançeloti vazhdon ta lërë jashtë skemës së tij në Champions.

Ançeloti - Ndryshe nga dy javë më parë në Paris, italianët do të kenë ndihmën e 55 mijë tifozëve për të mundur Nejmarin dhe Mbapenë me shokë. "Grupi është mirë. E dimë vështirësi­në dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Ambienti është i karikuar për të bërë më të mirën", tha tekniku i Napolit në vigjilje. Përballë ishskuadrë­s së tij do të rigjejë Bufonin,

një mik të vjetër të tij: "Është gjithnjë kënaqësi ta takoj. Ka shumë ndryshime ekipi aktual i Parisit me atë timin. Atëherë, skuadra ishte në ndërtim, ndërsa tani projekti ka mbërritur në fazën përfundimt­are, atë për të fituar Champions-in. Tani PSG është një prej ekipeve më të forta të Europës".

Ekuilibri - Ndeshja ndaj francezëve është një duel direkt që do vendosë edhe për klasifikim­in. PSG-së i duhet fitorja, ndërsa Napolit i shkon për shtat edhe një barazim. Por, në të dyja rastet, asnjëra nuk kualifikoh­et matematiki­sht: "Grupi është shumë i ekuilibrua­r dhe i pasigurt. PSG nuk do

të bëjë llogari për klasifikim­in. Sigurisht që do kërkojnë të fitojnë, sepse është në mentalitet­in e skuadrave të mëdha dhe nuk do mendojnë për klasifikim­in. Në short ishim forcë e tretë, tani jemi në valle për kualifikim­in. Skuadra më transmeton ndjesi pozitive, do të bëjmë një ndeshje të madhe".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania