Panorama Sport (Albania)

Lacio “blindon” Taren, kontratë super si drejtor

otito i rinovon kontratën rejtorit sportiv, uke i hënë vazh imësi projektit ambicioz

-

Vazhdojmë me Igli Taren. Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, i ka rinovuar kontratën drejtorit sportiv të bardhekalt­ërve deri në vitin _ ` _ ` me opsion rinovimi edhe për dy vitet e tjera. Një operacion i zyrtarizua­r në këto momente, duke parë që raporti në aspektin e kontratave ishte drejt skadimit gjatë këtyre ditëve. Por, mbi të gjitha, për punën e bërë nga Igli Tare gjatë këtyre viteve, i cili ka qenë një "zbulim" i presidenti­t Lotito. Dhjetë vite më parë ishte pikërisht ky i fundit, i cili e vendosi si njeriun e besuar të merkatos së Lacios në momentin kur ishsulmues­i i Kombëtares shqiptare vendosi të linte futbollin. Rinovimi i Tares është i rëndësishë­m edhe në strategjin­ë e klubit bardhekalt­ër drejt hapit cilësor për kualifikim­in e mundshëm në Ligën e Kampioneve. I jepet në këtë mënyrë vazhdimësi një projekti disavjeçar, i cili ka arritur majat me disa goditje të shkëlqyera nga drejtori sportiv shqiptar. Duke filluar nga Milinkoviç-Saviç te Luis Alberto dhe Imobile. Dëshira e vetë Tares për të qëndruar, edhe pse ishte i joshur nga shumë skuadra të tjera të mëdha në ^uropë, tregon forcën e projekteve të Lacios. Në këto ditë, rinovimet e Lacios janë të shpeshta. Jo vetëm Igli Tare. Më parë kishte firmosur Stefan Radu deri në vitin _`_w, kontratë, e cila skadonte në vitin _`_`. ^ njëjta gjë do të ndodhë për një tjetër besnik të kësaj skuadre, Senad Luliç. Të gjithë bashkë do të tentojnë ta kualifikoj­në Lacion në Ligën e Kampioneve dhe gara që do të kenë me Milanin dhe ekipe të tjera do të jetë shumë e fortë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania