Panorama Sport (Albania)

Disiplina Përjashtoh­en "Fanatics", gjobë Kukësit

- Vendimet e Disiplinës 1. 2. 3.

Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit janë publikuar edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës. Ndërkohë që bien në sy pak shkelës për javën që lamë pas, pasi janë prekur vetëm tre klube të Superiores dhe vetëm një i Kategorisë së Parë, evidentohe­t mosndëshki­mi kolektiv. Ndryshe nga herët e tjera, Disiplina ka vendosur të ndëshkojë grupin e ultrasve të skuadrës së Tiranës, "Tirona Fanatics" me dy ndeshje mospjesëma­rrje, ndërsa ka gjobitur edhe skuadrën e Kukësit me gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetër për sjellje të gabuar të spektatorë­ve).

FK "Kukësi", për sjellje të gabuar të tifozërisë së tij, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë­mijë) Lek.

Grupimi i tifozëve të KF Tirana, "Tirona Fanatics" për sjellje të gabuar, duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 21 dhe 66/3 të KDS përjashtoh­et nga pjesëmarrj­a për 2 ( dy) ndeshje të njëpasnjës­hme në sektorët përkatës të stadiumeve; Urdhërohet KF Tirana të ekzekutojë vendimin, duke mbyllur sektorët përkatës.

Zyrtari i FK "Kamza", Andi Matraxhiu, për sjelle të gabuar ndaj zyrtareve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/ 2/ a të KDS, dënohet 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania