Panorama Sport (Albania)

Shkodra: Pa presion, nuk kënaqemi me barazim

-

Në krah të ndihmëstra­jnerit Rrahman Hallaçi në konferencë u shfaq dhe mesfushori Donjet Shkodra, i cili ka vuajtur nga një dëmtim i lehtë ndaj Flamurtari­t. "Kam pasur një dhimbje të vogël pas ndeshjes me Flamurtari­n. Këto ditë kam bërë terapi dhe besoj se do të jem gati për këtë sfidë", ka thënë fillimisht Shkodra, i cili më tej është përgjigjur edhe nëse skuadra e Kukësit gjendet nën presion këtë periudhë. "Tirana është një ekip që duhet të vlerësohet gjithnjë. Mendoj se nuk jemi nën presion, pasi, siç dihet, ne në janar ishim shumë pikë pas vendit të dytë dhe më pas i rikuperuam me vetëm 2 faza dhe arritëm që të shkëputesh­im nga vendi i tretë dhe i katërt", është shprehur më tej mesfushori. Shkodra ka komentuar edhe një barazim të mundshëm, nëse do të ishte i gatshëm të "firmoste" për të para ndeshjes. "Kukësi nuk duhet të jetë i kënaqur me një barazim, edhe pse duhet të shohim sesi shkon ndeshja. Mund të jetë e tillë që në fund edhe mund të kënaqesh me barazim, por para saj duhet të mendojmë vetëm fitoren", ka vijuar lojtari i verilindor­ëve. Më tej, vetë lojtari ka komentuar edhe pozicionim­in e tij në fushën e lojës, ndonëse jo në rolin e tij natyral, duke komentuar edhe elozhet e marra prej trajnerit. "Jam i kënaqur dhe vetë. Luaj në një pozicion pak ndryshe nga ai që kam luajtur më parë. Nëse do të marrim rezultate më pozitive, do të jem akoma dhe më i lumtur. Kur erdha vjet, ishim në vendin e katërt dhe besoja se do ta ndihmoja ekipin që të shkonim më lart në klasifikim, diçka që ndodhi. Tani jemi në fillim të kampionati­t dhe nuk mund të them a jam i kënaqur apo jo", ka deklaruar mesfushori i Kukësit, Donjet Shkodra në vigjilje të përballjes me Tiranën në kryeqytet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania