Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: Jemi ende për titull, ja çfarë na bind

-

Në konferencë­n për shtyp ka qenë zëvendëstr­ajneri Rrahman Hallaçi dhe jo Armando Cungu. "Nuk është e thënë që të dalë gjithnjë trajneri, mund të dalë dhe ndonjë pjesëtar tjetër i klubit. Folëm dhe më tha që do të dilja unë sot (dje) dhe asgjë tjetër ka", tha fillimisht Hallaçi. Më tej, ai ka komentuar ecurinë me luhatje të skuadrës së Kukësit. "Është normale që ndonjëherë përballemi me vështirësi, duke ditur që shumica e lojtarëve janë bërë pjesë e ekipit gjatë merkatos së fundit. Pavarësish­t kësaj, ajo që na motivon më shumë është që këta futbollist­ë po futen në ritmin e lojës që kërkojmë. Një garanci për ne është loja, e cila është në rritje. Kuptohet që nuk ndihemi mirë me rezultatet negative. Ne po punojmë për eliminimin e gabimeve", tha numri dy i pankinës. Sipas tij, titulli nuk është zbehur aspak si objektiv: "Nuk them se jemi mbrapa sa i takon titullit kampion, pasi nuk janë shkëputur shumë pikë si Partizani, ashtu edhe Skënderbeu". Sa i përket "ultimatumi­t" për të fituar këtë takim që kanë të dyja ekipet, Hallaçi ka vijuar: "Tirana është e vlerësuar gjithmonë sepse ka histori të madhe, por edhe referuar ndeshjes së fundit mendoj që i ka munguar fati për të arritur te fitorja, por ndërkohë neve nuk na lejohet të bëjmë më hapa fals. Kukësi hyn në çdo fushë për ta fituar ndeshjen. Finalizimi? Krijojmë shumë raste dhe volum loje, por kuptohet që nuk është e lehtë të shënosh gol. Për ne është e rëndësishm­e që ekipi të arrijë përballë portierit kundërshta­r, por edhe duhet të jemi të saktë. Dëmtimet? Kemi pasur disa si Musolli dhe Rrumbullak­u, por kemi kontingjen­tin e duhur për ndeshjen me Tiranën. Ne stërvitemi në fushë me bar artificial dhe kalimi te fusha me bar natyral ka problemet e veta", ka deklaruar Hallaçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania