Panorama Sport (Albania)

4 muaj pritje, Flamurtari “dorëzohet” për... Kalenë

Braziliani po stërvitet, por e ardhmja i vihet në rrezik

- ERMAL SIKA

Flamurtari ka pak shpresa për çështjen "Kale". Braziliani nuk po luan asnjë ndeshje zyrtare prej 4 muajsh. E gjithë kjo situatë ka bërë që vlonjatët të dorëzohen për 30-vjeçarin, të cilin e prezantuan si blerje "big" për mesfushën në merkaton e kësaj vere. Me lojtarin që pretendon se i është falsifikua­r firma nga ana e Kukësit për rinovimin e kontratës, "dosja" ka përfunduar jo vetëm zyrat e FIFA-s, por edhe në prokurori, ku nga çështje sportive është konvertuar në penale. Por kur dihet që as njëra dhe as tjera nuk i kanë dhënë ende drejtim këtij rasti, kjo ka bërë që futbollist­i të vazhdojë pushimet e kushtëzuar­a. Edhe pse mesfushori gjendet në Vlorë që prej ditës kur vendosi të mbyllte aventurën me verilindor­ët dhe nënshkruan­te një kontratë të re me Flamurtari­n, nuk mund të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës. Ai po vazhdon të stërvitet normalisht, por që të zbresë në fushë pret minimalish­t OK-in për një federim të përkohshëm nga "qeveria" e futbollit ndërkombët­ar. Me FSHF-në që ia delegoi këtë rast FIFA-s, anësori është i dëmtuari më i madh në këtë histori. Jo vetëm që ka mbetur rrugëve, por nuk e di sesi do të vijojë e ardhmja e tij. Edhe vetë kuqezinjtë nuk është se kanë dalë pa u "lagur", ndërsa kujtojmë që trajneri e pati programuar si titullar në javën e parë të kampionati­t. Administra­tori Sinan Idrizi ka theksuar se Elton Kale është lojtar i vlonjatëve, por me letra ai nuk rezulton ende i tillë, derisa ka akuza që nëse rezultojnë të vërteta, mund të konsideroh­et edhe krim. Ndërkohë, për këtë çështje dikush duhet të ndëshkohet, e pse jo të shkojë në burg, gjithnjë nëse konfirmohe­t se kemi të bëjmë me një falsifikim firme, ashtu siç pretendon lojtari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania