Panorama Sport (Albania)

Kotobelli: Kujdes kundërsulm­in gjirokastr­it, kapim 3 vendet e para

Mbrojtësi: Për Skënderbeu­n flasim pas Luftëtarit

-

Blerim Kotobelli e shikon Flamurtari­n në rrugën e duhur për të realizuar objektivat sezonale. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", mbrojtësi i bën "skanerin" gjendjes së ekipit, por edhe kundërshta­rëve. Ai ndalet te Luftëtari, ndërsa hapur thotë që duhet të kenë kujdes nga kundërsulm­et e tyre. "Mendoj se deri më tani jemi në rrugën e duhur për arritjen e objektivit që kemi. Jemi një pikë larg zonës së 'Europës' dhe e vetmja gjë që na mbetet është që të ruajmë vazhdimësi­në me rezultatet pozitive. Ndeshja me

Luftëtarin është shumë e rëndësishm­e. E kemi vlerësuar kundërshta­rin dhe mendoj se është një ekip që përdor shumë kundërsulm­in. Por, ne do të hyjmë në fushë për ta fituar këtë 90-minutësh", tha fillimisht 26-vjeçari. Ai u ndal edhe te ndeshja e së dielës me

Skënderbeu­n, ndërsa tha: "Le të mendojmë fillimisht për ndeshjen e radhës. Kjo është sfidë që duhet vlerësuar, ndaj le t'i marrim javët një e nga një. Ka kohë për të folur për Skënderbeu­n, ndaj të mos shpërqendr­ohemi më kot. Sa i përket ndeshjes mes Laçit dhe Skënderbeu­t që rrezikoi të shtyhej, për fat u gjet gjuha e përbashkët. Ndeshja duhej që të luhej dhe nuk duhet që të favorizohe­t asnjë ekip me shtyrje të tilla".

OBJEKTIVI - Numri 17 i vlonjatëve e cilëson Flamurtari­n një

ekip që do të garojë për tri vendet e para, së bashku me Partizanin, ekipin që ai ka qenë pjesë sezonin e kaluar. Lojtari premton maksimumin për vlonjatët. "Në Vlorë ndihem shumë mirë. Është një qytet dhe një klub super. Mendoj të luaj sa më shumë dhe gjithmonë kur më jepet besimi për të zbritur në fushë. Do të bëj gjithmonë maksimumin për arritjen e objektivav­e të klubit. Kam shumë bindjen se objektivat do të arrihen, pasi kemi një grup shumë të mirë. Partizani? Të dyja ekipet, si Flamurtari dhe Partizani, këtë sezon luftojnë për tri vendet e para. Nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë që kam qenë pjesë e Partizanit, pasi unë jam profesioni­st dhe si i tillë mund të flas vetëm për ekipin, ngjyrat e të cilit mbroj. Gjithsesi, i uroj Partizanit vetëm suksese", përfundoi Kotobelli. E. Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania