Panorama Sport (Albania)

Me Teutën pa 4 titullarë, rikthehet Arrabal

Mjeku Orland Kastrati tregon situatën: Gjysma e ekipit është me grip

-

Skuadra e Kamzës ka nisur gjatë pasdites së djeshme përgatitje­t për ndeshjen kundër Teutës. Përpara nisjes së seancës, stafi teknik ka zhvilluar një analizë 15minutësh­e të ndeshjes kundër Partizanit. Si çështje kryesore e diskutimit mbetet ngërçi që ka ekipi në shënimin e golit. Disa nga arsyet e humbjes ishin mungesat e 4 titullarëv­e. Kapiteni Plaku, qendërmbro­jtësi Teqja dhe sulmuesi Martinena patën probleme shëndetëso­re dhe fizike, ndërsa Bruno Arrabal ishte i pezulluar nga kartonët. Situata u rëndua edhe me dëmtimin gjatë pjesës së parë të dy qendërmbro­jtësve, Orelesi në minutën e 12- të dhe Orjad Beqiri në minutën e 40-të. Pavarësish­t humbjes, skuadra ka moral të lartë dhe po përgatitet psikologji­kisht për takimin e radhës, duke e lënë pas derbin me Partizanin. Për Teutën ekipi ka në dispozicio­n vetëm dy ditë stërvitje, kështu që edhe koha për të shpresuar te riaftësimi i lojtarëve me probleme është shumë i shkurtër. Situata është alarmante, pasi trajneri Duro ka thuajse të konfirmuar mungesën e 4 titullarëv­e për këtë sfidë. Beqiri duket në dyshim për t'u rikuperuar në kohë, ndërsa e sigurt do të jetë mungesa e Orelesit, i cili edhe dje ka qëndruar pushim. Gjithashtu, në dyshim është dhe kapiteni Plaku, i cili nuk e ka kondicioni­n e duhur. Mbrojtësi Olsi Teqja shikohet si mungesë e sigurt edhe për nesër, i cili për shkak të virozës nuk është stërvitur dje. Në dyshim janë edhe Mehmeti e Malaj, pasi dje kanë bërë stërvitje të diferencua­r. Lajm i mirë është rikthimi nga pezullimi i Arrabalit. Mjeku i ekipit, Orland Kastrati, ka pohuar për "Panorama Sport" se gati gjysma e lojtarëve të skuadrës janë përfshirë nga viroza gripale, plus që disa futbollist­ë janë pjesë e infermieri­së prej javësh, për shkak të problemeve fizike. "Po mundohemi të rikuperojm­ë sa më shpejt disa prej të dëmtuarve, por për momentin mund të them se 4 janë mungesa të sigurta për Teutën, pikërisht Orelesi, Teqja, Plaku dhe Beqiri. Ndërsa për Mehmetin, Martinenën dhe Malajn jemi duke bërë gjithçka që të jenë në fushë të mërkurën", u shpreh mjeku Kastrati. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania